Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin me tre viktima të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër.
Dyshohet që në makinë me Licin dhe Bushatin ishte edhe një person i tretë.
Megjithatë një lajm i tillë ende nuk është konfirmuar dhe mbetet në kufijtë e dyshimit.
Kujtojmë se nga atentati i djeshëm humbi jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, e cila ndodhej në vendngjarje rastësisht.