Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Përparim të Elbasanit. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur viktimë Andi Zylifi , 23-vjeç. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri ka mbetur i plagosur rëndë edhe një i ri tjetër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë një plumb në kokë dhe disa të tjerë në këmbë.
Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se të shtënat kanë ndodhu në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, pranë fshatit Përparim, ku ndaj dy të rinjve është qëlluar teksa udhëtonin me automjetin e tyre.
Ndërkohë policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj si dhe për kapjen e autorëve.,


