• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË MILOT/ Ekspertët nuk e hapin dot DVR-në e kamerave të sigurisë. Pamjet filmike të banesës së Brahimit…
Home
Breaking News

ATENTATI NË MILOT/ Ekspertët nuk e hapin dot DVR-në e kamerave të sigurisë. Pamjet filmike të banesës së Brahimit…

26 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pamjet filmike të kamera të sigurisë në zonë, janë e vetmja shpresë për hetuesit për të zbardhur atentatin e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, ndërsa mbeti i plagosur Ylli Brahimi.

VIDEO

DVR-ja e kamerave të sigurisë në banesën e Brahimit është dërguar për ekzaminim të specializuar në Tiranë, pasi mendohet se këto kamera e kanë filmuar sulmin me armë, por nuk janë arritur të hapen nga hetuesit.

Po ashtu, janë administruar disa orë filmime të kamera të bizneseve përgjatë bulevardit të Milotit dhe akseve rrugore nga ku mendohet se kanë ardhur dhe më pas larguar autorët që mendohet të ketë qenë tre persona, dy në rolin e qitësve dhe një i tretë drejtues i automjetit tip “Audi”, i cili pas ngjarjes u gjet i djegur në një fshat të Krujës.

Pamjet filmike po analizohen me kujdes nga ana e grupit hetimor me qëllim krijimin e një imazhi të autorëve të kësaj ngjarje. Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po drejtohen nga Prokuroria e Kurbinit, në bashkëpunim të ngushtë me departamentin kriminal në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë.

DYSHIMET

Hetuesit kanë dyshime të forta se për realizimin e këtij atentati janë angazhuar dhe persona të tjerë, në rolin e informatorëve.

Më shumë se një person mendohet të ketë survejuar lëvizjet e Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, gjatë gjithë ditës së premte duke dhënë informacion tek atentatorët, të cilët 10 minuta para ngjarjes kishin ndaluar makinën në rrugicën e pallatit ku jetonin shënjestrat e tyre dhe sapo makina e blinduar është afruar kanë qëlluar me breshëri plumbash me dy armë zjarri të llojit kallashnikovë mbi 100 herë.

Nga ana tjetër ndonëse që prej atentateve të mëparshme, kishin shtuar masat e sigurisë në automjetin tip “Land Chrysler” në të cilin udhëtonin Preçi dhe Ibrahimi, nuk është gjetur armë zjarri.

Ndonëse kanë kaluar tre ditë, kjo ngjarje e rëndë vijon të mbetet pa autor, ndërsa shënjestër mendohet të kenë qenë të dy personat, pasi ndonëse ishin fqinj shpesh herë qëndronin dhe në shoqëri të njëri tjetrit. Ylli Ibrahimi 46-vjeç dhe Klisman Preçi 27-vjeç që të dy banues në Milot u sulmuan me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, teksa po hynin me automjetin e tyre të blinduar te pallati ku ata jetonin.

Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqendruar tek e shkuara e dy personave brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ishin sulmuar dhe me parë me armë zjarri, por atentatet kishin dështuar.

NGJARJA

Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së premtes në shesh pushimin e një pallati, ndërsa në shënjestër të sulmit me armë ishin Ylli Ibrahimi, 46-vjeç dhe Klisman Preçi 27-vjeç që të dy banues në Milot.

Ata po lëviznin me një automjet të blinduar tip foristradë “Land Chrysler” dhe në momentin kur po hynin në rrugicën e pallatit ku jetonin, makina e tyre e blinduar u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona, të cilët zbritën nga një automjet tip “Audi” që ju kishte zënë pritë.

Plumbat lanë të plagosur rëndë Klisman Preçin dhe Ylli Ibrahimin, të cilët banonin në të njëjtin pallat dhe ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Ata u dërguan me urgjence drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por 27- vjeçari Preçi nuk mundi të mbijetojë si shkak i plagëve të marra.

Pas atentatit, një automjet u gjet i djegur në fshatin Gramës të Krujës, brenda të cilit ishin edhe dy armë zjarri kallashnikovë, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga atentatorët.

Forca të shumta policie të mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë krehjen e zonës dhe ngritur pika kontrolli, por pa arritur të bien në gjurmët e atentatorëve që mendohet të kenë qenë tre persona, dy në rolin e qitësve dhe tjetri drejtues i automjetit.

Dështon marrja në pyetje e të plagosurit

Policia dhe Prokuroria e Kurbinit nuk kanë mundur të sigurojnë dëshminë e Ylli Ibrahimit, i cili mbeti i plagosur në atentatin e së premtes mbrëma në qendër të Milotit. Ai po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë, dhe sipas burimeve nga bluzat e bardha, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 46-vjeçari është tentuar të merret në pyetje nga dy oficerë të Policisë Gjyqësore, por për shkak të komplikacioneve shëndetësore, nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë.

Ibrahimi ka marrë disa plumba nga breshëria e kallashnikovit që u derdhën në drejtim të tij, por fal reagimit të shpejtë duke u futur në makinën e blinduar, plumbat nuk e prekën në organet jetësore duke i shpëtuar për herë të dytë atentatit.

Plumbat nuk arritën të depërtojnë brenda automjetit, pavarësisht se në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 100 gëzhoja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO/ Ky është vrasësi me pagesë që ekzekutoi ish-drejtorin e Tensionit të lartë të Veriut
Previous article KRYEMINISTRIA I KTHEHET NË "FIKSIM"/ Boris Johnson i rrëfehet miqve të tij: Po të kisha shkop magjik do e tërhiqja dorëheqjen!

s.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT