• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Atentati në Lushnje/ Merret në mbrojtje nipi i Aldo Bares
Home
Breaking News

Atentati në Lushnje/ Merret në mbrojtje nipi i Aldo Bares

14 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Policia ka shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës me dy të vrarë e dy të tjerë të plagosur shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

Ata dyshohen si autorët që hapën zjarr me breshëri me dy armë automatike nga një automjet në ecje. Për pasojë mbetën të vdekur shtetasit Jurgen Hoxha, 22 vjeç, dhe Zamir Latifi, 23 vjeç. Gjithashtu, mbeti i plagosur 26- vjeçari Marius Xhepexhiu, si dhe 66-vjeçari Bujar Turku.

Ky i fundit rezulton se ka qenë kalimtar i rastësishëm. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se në momentin e ngjarjes, viktimat kanë qenë në rrugë në këmbë, bashkë me të plagosurin Xhepexhiu dhe Sajmir Xhelilin.

Ndërkaq, pak minuta para atentatit, bashkë me ta ka qenë edhe Xhulio Shkurti. Ky i fundit, nip i Aldo Bares, ishte ndarë nga grupi vetëm disa minuta më parë. Ai do të shkonte për t’u qethur, për t’iu bashkuar më vonë sërish grupit të miqve.

“Nga analiza e ngjarjes dhe informacioneve që ka mbledhur grupi hetimor, pjesë e të cilit ishin edhe drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ngjarja e djeshme (e mërkurë) ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016, ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 shtetas.

Autorët e dyshuar të asaj ngjarjeje janë shtetasit L.H. dhe O.B., të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale ‘vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve’”, bëri të ditur Policia.

Sipas të dhënave nga hetimorët, dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Xhulio Shkurti. Dyshohet se autorët kanë marrë informacion për vendndodhjen e tij disa minuta para se të ndodhte krimi. Ata janë nisur drejt vendit, duke hapur zjarr menjëherë, ndonëse shënjestra nuk ka qenë në atë moment në grupin e të rinjve.

Nuk përjashtohet që shënjestra të ketë qenë edhe shtetasi Sajmir Xhelili, i cili në atentatin e 25 shtatorit të vitit të kaluar mbeti i plagosur bashkë me Xhulion. Ky i fundit arriti të largohej në kohë dy net më parë, duke i shpëtuar atentatit. I pari që ka konstatuar mjetin me armët e drejtuara te ta ka qenë Zamir Latifi. “Çuna na vranë”, ka thërritur ai teksa ka nxjerrë pistoletën.

Por breshëria e menjëhershme i ka marrë atij jetën. Mësohet se Zamiri ishte mik i Xhulio Shkurtit, por kishte edhe funksion truprojë e tij. Në trupin e Latifit u konstatuan 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhës 7 plumba. Në vendin e ngjarjes ekspertët mblodhën 41 gëzhoja. Mësohet se në pyetje është marrë edhe personi që dyshohet të ketë qenë shënjestër, Xhulio Shkurti.

“Kur ndodhi ngjarja unë mund të kem pasur rreth 15 minuta që u ndava me ta. Shkova te berberi, do të qethesha e do kthehesha prapë për të pirë kafe. Pinim kafe çdo natë aty vërdallë. Nuk kemi pasur frikë se mos rrezikoheshim nga ndonjë gjë. Dilnim gjithmonë në qytet, pa menduar diçka të tillë”, ka deklaruar në Polici Xhulio Shkurti, i cili mësohet se është marrë në mbrojtje nga policia.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka nisur hetimet në dy pista. E para ka lidhje me hakmarrjen, pasi në vitin 2000 banda e Aldo Bares ka vrarë shtetasin Bledar Haxhiu, djali i xhaxhait të Laert Haxhiut.

Pista tjetër ka lidhje me pazaret e drogës dhe luftën për territore, pasi dy të dyshuarit kanë precedentë në veprimtarinë e drogës. Por dyshohet se edhe disa prej viktimave të jenë të përfshirë në këtë veprimtari, ndonëse ata nuk rezultojnë të kenë precedentë në këtë fushë./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çiljeta shtatëzënë? Ja planet e këngëtares
Previous article Moti gjatë ditës së sotme

Redaktor2

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT