• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË LEZHË/ Zbulohet shënjestra e sulmit. Dy zyrtarët e Bashkisë tregojnë momentet e panikut (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË LEZHË/ Zbulohet shënjestra e sulmit. Dy zyrtarët e Bashkisë tregojnë momentet e panikut (EMRAT)

27 February, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Zbulohet shënjestrat e atentatit që ndodhi sot në autostradën Lezhë-Tiranë. Në makinën tip “Ford Focus” e cila u qëllua sot në autostradën e Lezhës në drejtim të Tiranës, po udhëtonin dy punonjës të Bashkisë së Lezhës.

Personat që ishin objektiv i atentatit janë, Mirel Ndoka, punonjes i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen.

Në dëshminë e dhënë pranë forcave të rendit, Ndoka dhe Mhilli kanë bërë të ditur se janë qëlluar nga personat të paidentifikuar ndërkohë që ishin duke udhëtuar me makinë. Në momentin e sulmit, zyrtari i Bashkisë së Lezhës ka thënë se e ka parakaluar makinën e atentatorëve për t’i shpëtuar sulmit.

Nuk dihet nëse qëllimi i këtij sulmi ishte paralajmërimi apo një vrasje e mbetur në tentativë.

Dy zyrtarët e Bashkisë së Lezhës kanë thënë se atentatorët e kanë qëlluar makinën në pjesën e gomave, ndërkohë që ata për t’i shpëtuar kanë devijuar rrugën dhe kanë hyrë në një pikë karburanti.

Policia që ka nisur sakaq hetimet ka sekuestuar edhe kamerat e sigurisë së karburantit me shpresën se ata kanë mundur të fiksojnë automjetin nga ku hapën zjarr dy persona ende të paidentifikuar.

********

Në qytetin e Lezhës është raportuar në këto momente se ka pasur një atentat, por fatmirësisht pa viktima.

Korrespondenti i Panorama raporton se një automjet që po lëvizte në drejtim të Tiranës është qëlluar nga një makinë tjetër.

Në bordin makinës që qëlloi ishin dy persona, ndërkohë që raportohet se nuk ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e këtij atentati të mbetur në tentativë.

Lezhë – Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në autostradën Lezhë – Milot, pranë fshatit Tresh është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ku udhëtonin 2 shtetas, nga persona të paidentifikuar nga një mjet tjetër.  Nuk ka asnjë person te lenduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor e është në vendngjarje dhe forcat policore po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen rrethanave dhe ndalimin e autorëve.  Janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, ndersa po kontrollohen kamerat prane vendngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT PËR PASTRIM PARASH/ Në pritje të gjyqit, ish-presidenti i Barcelonës lihet....
Previous article E PAZAKONTË/ Një balenë rreth 8 metra gjendet në një pyll në Brazil

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT