Dy të rinjtë, Blerim dhe Klisman Preçi, i kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen sotme një atentati me breshëri plumbash që u zbraz në mjetin që po udhëtonin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në dalje të qytetit të Lezhës, kur autorët që ishin në një makinë në lëvizje, (që sipas dëshmive të siguruara nga gazetari Elidon Ndreka), tip Audi ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi.
Autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa mjeti tip “ML” i të riut, pas të shtënave ka dalë nga rruga. Siç shihet në këto pamjet, dy të rinjtë kanë dalë nga mjeti në gjendje shoku, por për fat të mirë nuk janë plagosur.