• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË KRUJË/ Vrasësit vunë nderin në vend, zbulohet filmimi në gjykatë i viktimës
Home
Breaking News

ATENTATI NË KRUJË/ Vrasësit vunë nderin në vend, zbulohet filmimi në gjykatë i viktimës

6 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sulmi me armë ndaj familjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë-Krujës, është një hakmarje e kërkuar në mënyrë të pandërprerë, ndaj njeriut që tashmë është shpallur në kërkim policor. Sipas anëtarëve të grupit të hetimit, duket se vrasësit pas kryerjes së krimit, kanë shfaqur entuziazëm, gëzim dhe euforizëm.

Pasi në ikje e sipër njëri prej tyre ka qëlluar një breshëri kallashnikovi në ajër dhe të gjithë së bashku kanë hipur në makinë duke u larguar në drejtim të Tapizës. Ky është një veprim, thonë anëtarët e grupit hetimor që tregon se vrasësit pas kryerjes së krimit, janë ndjerë të gëzuar pasi kanë vënë nderin në vend, duke u hakmarë. Sipas policisë autorët e krimit kanë qënë katër persona, tre të armatosur dhe 1 shofer.

Ata besohet se janë banorë të zonës së Fushë-Krujës, pasi ishin përgatitur në kohë reale për mbëritjen një ditë më parë të Gentjan Bejtjas në Vilën e tij në Larushk. Qitësit janë përgatitur për të eleminuar Gentjan Bejtjan, por ky i fundit i shpetoi vrasjes për herë të tretë, duke u larguar nga makina, vetëm pak minuta pasi mjeti u mitrajlua me 28 plumba.

Fatkeqësisht i vdekur në vend mbeti kunati i tij, Ramazan Sino, dhe të plagosur dy djemtë e vegjël të Bejtjas. Këto janë pamjet e fundit të siguruara nga “Ora News”, ku shfaqet Ramazan Sino, në shkallës e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sino prej disa vite punonte si shofer dhe ftues pranë prokurorisë së Apelit, duke mbajtur korrespodencë dosjesh mes gjykatës dhe prokurorisë. Policia dhe prokuroria e Tiranës, besojnë se vrasësit janë në zonën e krimit, ndërsa emra të njohur të botës kriminale janë shoqëruar dhe pyetur në polici.

Të vetmet pamje filmike që tregojnë momentin e krimit, janë ato të sekuestruara në banesën e Gentjan Bejtjas. Por këto filmime nuk ndihmojnë për identifikimin e vrasësve, për shkak të errësirës së natës. Ndërsa i vetmi dëshmitar i këtij sulmi me armë, është kushëriri i Gentjan Bejtjas, i cili ka treguar se ka dëgjuar krismat dhe ka dalë menjëherë në ballkon të shikonte çfarë ndodhi.

“…Me të dëgjuar krismat, dola të shikoja nga kati i dytë i banesës sime, që është ngjitur me atë të Gentjan Bejtjas, të cilin e kam kushëri, se çfarë kishte ndodhur. Në atë moment, unë pashë tre persona të largoheshin me vrap, por nuk munda të njihja asnjërin prej tyre. Arrita të dalloj që një prej atentatorëve i priti në makinë. Me t’u afruar te makina, ata qëlluan sërish me breshëri, këtë herë në ajër dhe u larguan me shpejtësi…” -ka pohuar në polici dëshmitari. Ndërkohë për ngjarjen në fjalë policia ende nuk ka lokalizuar dhe gjetur, Gentjan Bejtjan, i cili tashmë është shpallur në kërkim policor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I QEVERISË PËR STUDENTËT E MJEKËSISË/ Zv. Ministrja: Nëse nuk punësohen brenda dy viteve, janë të lirë nga detyrimet
Previous article "MALDIVET E EUROPËS"/ Lirë dhe tre orë larg nga Anglia. Britanikët zgjedhin Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori Aktualitet

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes Aktualitet

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT