• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË KRUJË/ Valter Bami ndalohet si i dyshuar për masakrën në Krujë, policia: Nga ekspertiza në dorën e majtë…
Home
Breaking News

ATENTATI NË KRUJË/ Valter Bami ndalohet si i dyshuar për masakrën në Krujë, policia: Nga ekspertiza në dorën e majtë…

7 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Valter Bami 37-vjeç është ndaluar nga policia për atentatin e ndodhur në Krujë, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e biznesmenit Gentjan Bejtja, 10 dhe 13 vjeç.

Në reagimin zyrtar policia bën me dije se bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë 37-vjeçarit janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.

Gazetarja Klodiana Lala më herët raportoi për “BalkanWeb” se 37-vjeçari, Valter Bami u shoqërua më herët nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë të datës 03.07.2023 në fshatin Larushkë në Krujë.

NJOFTIMI:

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se:

Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.

Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR PËR FLETËPALOSJET NË LLAMAN/ Dalin pamjet e agresorëve me shkopa bejsbolli
Previous article I DËNUAR ME 13 VITE BURG PËR PROSTITUCION NË ITALI/ Arrestohet 51-vjeçari në Dibër! Pritet ekstradimi i tij

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë Aktualitet

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT