• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË FIER/ Detajet e reja: Vrasës profesionistë nga Vlora dyshohet se ekzekutuan Demir Backën
Home
Breaking News

ATENTATI NË FIER/ Detajet e reja: Vrasës profesionistë nga Vlora dyshohet se ekzekutuan Demir Backën

24 October, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një konflikt i vjetër me një personazh të njohur të botës së krimit me inicialet A.I., është një nga pistat kryesore ku po heton policia, lidhur me ekzekutimin e Demir Backës mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit.

Sipas ‘Ora News’, sherri mes Backës dhe A.I. ka ndodhur një vit e gjysmë më parë, në një nga ambientet e kafe “Piazza” në Fier, ku Demir Backa dhe ky person së bashku me djalin e tij, kishin shkuar për t’u sqaruar pas një konflikti që i riu kishte pasur me mbesën e Backës. Djali i të fortit me inicialet A.I e përndiqte vajzën prej kohësh, dhe tentativat për sqarim jo vetëm që nuk kanë përfunduar mirë, por Demir Backa dhe A.I. janë përfshirë në një konflikt verbal e fizik, pasi Demir Backa e ka qëlluar me pëllëmbë dhe grushte personin tjetër.

Ndonëse mes dy palëve ka pasur tentativa për mbylljen e konfliktit, personazhi i botës së krimit nuk ia ka falur sherrin Demir Backës.

Në vrasjen e Demir Backës mbrëmjen e së shtunës dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.

57 vjecari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital.

2 autorët qëlluan Demir Baçkën nga një makinë tip Benz, në lëvizje, me targa kosovare.V etëm pak minuta pas ngjarjes, në anën tjetër të qytetit, një mjet po Benz u gjet totalisht i djegur, ndërsa mendohet se u përdor nga autorët e ngjarjes e më pas u braktis dhe iu vu zjarri për të humbur gjurmët.

Brenda Benzit të djegur u gjetën një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë dërguar për ekzaminim.

57 vjeçari Backa ishte pronar i lokal ‘Piazza’ në Fier dhe një tjetër pistë ku po hetohet, sipas mediave, është një konflikt pronësie me një shtetas. Bëhet fjalë për 200 hektarë tokë të dhënë me koncension në Godull. Lidhur me ngjarjen, disa persona u shoqëruan. Backa, është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit Medi Backa, i njohur si Buc Backa, i vrarë në 1997-ën, bashkë me 23 persona të tjerë, në masakrën e Levanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇFARË REAGIMI BËRI PËR SEMIN?" Miku i Granitit flet për marrëdhënien e tij me Fifin: Ngjason me...
Previous article PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Shkëmbi: Kemi cilësi në sulm, të gjithë lojtarët bënë maksimumin dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve Aktualitet

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT