• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË ELBASAN/ Plumbat drejt makinës së çiftit Caka, Policia shoqëron 25 persona për vrasjen e Everest Cakës
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË ELBASAN/ Plumbat drejt makinës së çiftit Caka, Policia shoqëron 25 persona për vrasjen e Everest Cakës

12 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

25 persona janë shoqëruar në Policinë e Elbasanit për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Everest Caka, 41 vjeç, ndërsa u plagos në dorë bashkëshortja e tij. Çifti ishte duke lëvizur me një mjet tip Opel.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej” të qytetit, në rrethana që mbeten ende të paqarta. Mësohet se ekzekutimi është kryer me armë me silenciator pasi banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna. Alarmin e ka dhënë bashkëshortja e viktimës e cila u plagos në dorë.

Në hyrje-daljet e Elbasanit u ngritën pika kontrolli por deri tani asnjë nga autorët nuk është vënë në pranga. Të shoqëruarit janë persona që mund të kene qenë pak para ngjarjes me çiftin Caka, apo persona që mund të kenë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm.

I riu Everest Caka rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010. Madje ai dyshohej atëhere të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.

Everest Caka i cili më parë ka mbajtur dhe emrin Ibrahim Caka është djali i tezes së Arjan (Ardit) Spahiut, i cili u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, në një nga zonat më të njohura të qytetit, në Molenbeek në 27 nëntor 2020. Burime për mediat bëjnë me dije se viktimës së sotme i është vrarë edhe vëllai në Barcelonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDALONI SË FOLURI..."/ Sara e la për Atdheun, Geliani shpërthen i revoltuar (FOTO)
Previous article E PAZAKONTË/ Tension tek "Demat e Kuq", protestë për rrogat në prag Derbi me Tiranën

Delo.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT