• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË DURRËS/ Vrasja e mikut të Shullazit, asnjë i dyshuar
Home
Breaking News

ATENTATI NË DURRËS/ Vrasja e mikut të Shullazit, asnjë i dyshuar

7 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ende asnjë autor i identifikuar apo i dyshuar për ekzekutimin e tipit mafioz të Edison Harizajt mbrëmjen e së martës, në zonën e unazës së plazhit, në Durrës.

 Përveç 39-vjeçarit të vrarë Edison Harizaj nga Vlora, në këtë atentat mbeti i plagosur edhe Genci Caca, 33 vjeç, edhe ky nga Vlora.

Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë. Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to.

Ai njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe në vitin 2012 të dy janë ndaluar nga policia, ku u gjetën me armë pa leje.

Pista paraprake e ngritur nga grupi hetimor për këtë ngjarje është ajo e hakmarrjes. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjes së Harizajt dhe Cacës që po lëviznin me mjetin tip Audi dhe u kanë dalë përballë duke lëvizur kundravajtje, në kahun e kundërt të rrugës.

Menjëherë pas ngjarjes dhe kontrolleve të policisë për gjetjen e kapjen e autorëve, u gjet vetëm një mjet i djegur plotësisht pranë varrezave të fshatit Shënavlash, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Ndërkohë, viktima Harizaj, edhe kur ishte liruar nga burgu ishte bërë objekt hetimi, pasi në atë kohë, në tetor të vitit 2010, u arrestua kancelarja e Gjykatës së Krujës së bashku me bashkëshortin e saj avokat, pasi dyshoheshin se kishin marrë rreth 11 milionë lekë të vjetra nga Edison Harizaj për të ndikuar tek gjyqtarët për lirimin e tij.

Por, kjo akuzë ndaj kancelares nuk u vërtetua asnjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Familjarët e Kacifas kanë tërhequr trupin nga morgu i Gjirokastrës
Previous article LAÇI-SKËNDERBEU PËRFUNDON PJESA E PARË/ Ndeshje spektakolare, kurbinasit e mbyllin në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret Aktualitet

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian Aktualitet

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT