• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË DURRËS/ Pas vrasjes së HARIZAJ pyetet për të DHJETËN herë i PENDUARI Merkaj
Home
Breaking News

ATENTATI NË DURRËS/ Pas vrasjes së HARIZAJ pyetet për të DHJETËN herë i PENDUARI Merkaj

13 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e vlonjatit Edison Harizaj dhe mikut të tij Genci Caci në 7 nëntor 2018 në Durrës, ka bërë që prokuroria e Vlorës dhe ajo e Durrësit, të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën, me shpresën e zbardhjes së ngjarjes, por edhe disa krimeve të tjera që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Vlorë, ku Harizaj ka qenë i dyshuar. Gjatë kësaj kohe janë kryer dhjetëra veprime hetimore dhe prokuroria ka mundur të zbulojë dhe intenerarin e lëvizjes së asaj ditë kur ka ndodhur ngjarja, të Edison Harizaj dhe mikut të tij Genci Caci.

Në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore prokurorë e oficerë kanë zbërthyer telefonin e viktimës Edison Harizaj të sekuestruar në vendngjarje, ku në këtë aparat telefonik janë gjetur disa biseda që Harizaj i ka zhvilluar me persona të tjerë, lidhur me disa ngjarje të rënda të ndodhura në Vlorë dhe thirjen e tij në prokurori për të dhënë shpjegime.

Hetimi ka zbuluar se në Tiranë Harizaj së bashku me mikun e tij Genci Caci kanë takuar një biznesmen me incialet M.L dhe pas përfundimit të takimit me të, në mbrëmje janë parë në banesën e një biznesmeni në Durrës me inicialet L.H. Por vrasja e Edison Harizaj në Durrës, ka bërë që prokuroria e Vlorës të rikthejë edhe njëherë sytë nga i penduari Gazmend Merkaj, i cili vijon të mbahet në qelit e burgut të Fierit, për akuzën e “armëmbajtjes pa lejë”.

Në dobi të këtyre hetimeve që po zhvillohen për vrasjen e Edison Harizaj dhe Genci Cacit dhe me shpresën se disa ngjarje të rënda të ndodhura në Vlorë do zbardhen, si zhdukja në rrethana të mistershme të Albano Xhaferit dhe Ervis Palla (Troqe), një prokuror i Vlorës ka vizituar në qeli Gazmend Merkaj.

Ky i fundit është personi që në fillim të muajit gusht 2018 ka pranuar të flasë për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, duke implikuar dhe vetë Edison Harizaj dhe tre shokët e tij. Me shpresën se Merkaj do flasë pas vrasjes së Edison Harizaj, prokurori e ka pyetur për herë e 10-të Merkaj, duke i kërkuar të dhëna shtesë, lidhur me zhdukjet e disa personave në Vlorë. Kujtojmë që ky person nga Gushti 2018 e deri më sot është pyetur gjashtë herë nga një oficer i “Task-Forcës” dhe katër herë nga prokurori i Vlorës.

Në seancën e fundit të pyetjet Merkaj është pyetur dhe për disa biseda të gjetura në aparatin telefonik të viktimës Edison Harizaj dhe i është kërkuar ndihmë të penduarit që të ndihmojë hetimet për sa i përket trupave të viktima, lidhur me orientimin e vendit se ku mund të jenë fshehur trupat.

“Shqiptarja.com” mëson se Gazmend Merkaj ka mbajtur një pozicion të palëkundur ndaj pyetjeve të prokurorit, duke pretenduar se nuk ka asnjë të dhënë se ku janë fshehur trupat, për më tepër ka treguar se ndihet i kërcënuar pas dhënies së dëshmisë që prej muajit gusht 2018 në Drejtorinë e Policisë së Fierit.

Pavarësisht se prokuroria dhe policia i kanë garantuar siguri dhe lehtësira në këmbim të dhënies së dëshmisë, Merkaj vijon të qëndron i heshtur për sa i përket vendit të trupave të zhdukur. Momentalisht Merkaj vijon të qëndrojë në burg dhe pritet të dalë para gjykatës si i pandehur pasi është proceduar nga prokuroria e Fierit për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”, armë me të cilën ai u vetëdorëzua në polici dhe pikërisht në datën 2 gusht 2018 ai ka dhënë dëshminë e tij për disa krime të ndodhura në Vlorë.

Gazmend Merkaj, është lidhje shoqërore e shtetasit Ardit Kola dhe në datën 1 gusht 2018 është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

Merkaj ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata kanë organizuar dhe marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj. Gazmend Merkaj ka shpjeguar gjithashtu se ka mësuar nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se shtetasi Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të shtetasit Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "INSPIROHEM NGA JU"/ Arbana Osmani kujton me nostalgji momentet e "Dua të të bëj të lumtur" (FOTO)
Previous article SEANCA PLENARE/ Çfarë do të diskutohet sot në Kuvend. Zbardhet axhenda

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT