• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË DURRËS/ Nga vrasja e gjyqtarit Konomi, tek vrasje me çekiç… Zbulohet lidhja me Edison Harizaj
Home
Breaking News

ATENTATI NË DURRËS/ Nga vrasja e gjyqtarit Konomi, tek vrasje me çekiç… Zbulohet lidhja me Edison Harizaj

7 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit pak para mesnatws, ku një shtetas është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Policia raportoi se si viktima, ashtu edhe i plagosuri janë gjetur brenda një makine tip Audi në zonën e plazhit.

Në vendngjarje janë gjetur një numër i madh gëzhojash, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në zonën e Shën Vlashit është raportuar për një makinë të djegur, që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Burime nga policia thonë se viktima është identifikuar me emrin Edison Harizaj, 39 vjeç nga qyteti i Vlorës, ndërsa i plagosuri, Genci Caci 33-vjeç mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Edison Harizaj ishte person me precedentë të mëparshëm penalë, teksa dyshohej se kishte kryer një sërë krimesh kundër personit, përfshi edhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Krimet e fundit në Vlorë

Gazmend Merkaj, i cili është vetëdorëzuar në 1 gusht 2018 në Policinë e Fierit, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës së në automjetin e tij tip BMW, ishte vendosur një sasi eksplozivi, ka shfaqur gadishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë.

Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur.

Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogari të shtetasit Edison Harizaj, një tjetër emër i njohur në Vlorë. Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria e Vlorës, ka arritur në konkluzionin se bazuar në veprimet e para hetimore, rezulton se Albano Xhaferi është vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur brenda ose jashtë shtetit me persona të tjerë dhe trupi është transportuar dhe fshehur për të bërë të pamundur zbardhjen e ngjarjes.

“Eleminimi i Xhaferit me urdhër të Edison Harizaj”

Në datën 2 gusht 2018,për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, i cili është lidhje shoqërore e shtetasit Ardit Kola dhe në datën 1 gusht 2018 është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Merkaj ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata kanë organizuar dhe marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj. Gazmend Merkaj ka shpjeguar gjithashtu se ka mësuar nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se shtetasi Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të shtetasit Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”.

Xhaferi kishte dijeni për atentatin e Llanaj

Lidhur me këtë ngjarje, ai ka shpjeguar se është kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj në muajin tetor të vitit 2017.

Për sa u përket automjeteve të përdorura për marrjen dhe më pas për vrasjen e shtetasit Albano Xhaferi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se fillimisht ishte programuar dhe organizuar që Albano Xhaferi do të ruhej për lëvizjet e tij me një automjet të markës “Mercedes Benz” 250, me ngjyrë kafe të errët, në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushaj, të cilit i kishin bërë edhe dy vrima në bagazhin e tij për të vrojtuar lëvizjet e Albano Xhaferit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DEJA VU” NË CHAMPIONS LEAGUE/ Napoli-PSG, Atletico mposht Dortmund dhe eliminon Monaco (VIDEO)
Previous article VIZITA E PRESIDENTIT NË KALABRI/ Merr pjesë pjesë në meshën përkujtimore për Skënderbeun

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT