Durrësi u trondit nga një vrasje tipike mafioze disa ditë më parë ku mbetën të vdekur Edison Harizaj dhe miku i tij Genci Caci.
Harizaj i cili ishte edhe miku i Shullazit ka qënë i dënuar nga gjykata me 14 vjet burg, u ekzekutuan në Durrës kur po ktheheshin nga Tirana. Por pas vrasjes së Harizajt policia filloi të hetonte në dy pista ate të miqësisë me Shullazin dhe lidhja familjare me Viktor Ymerin pjesë e bandës së tmerrshme rivalët e Zani Caushit, banda “Gaxhai”.
Gjykata e Apelit Durrës, në 31 tetor 2018, nëpërmjet një vendimi penal, ku gjyqtarët janë ndarë 2 pro dhe një kundër, ka projektuar lirimin e Viktor Ymerit (Tori) nga Vlora. Viktor Ymeri mori me vendim të prerë nga gjykata dënimin me 25 vite burg. I arrestuar në viti 1999 Viktor Ymeri i ka kryer vitet e dënimit. Një dalje e tij nga burgu do të “hapte” plagë të vjetra të vrasjeve që ai dhe grupi i tij kanë bërë në vitet 97 dhe mund të kërkojë hakmarrjen për nipin që iu vra në Durrës.
-Historiku i “Dajos” së Edison Harizaj:
Gjykata e Apelit ka vendosur t’i rrëzojë Viktor Ymerit dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga gjykata e shkallës së parë e Durrësit, dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim. Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer.
-Kush është Viktor Ymeri
Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë, dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizaj, i ekzekutuar para disa ditësh në Durrës. Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.
Fillimisht Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend.
Për këtë ngjarje policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës, Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin. Sipas burimeve nga policia e Vlorës dyshohet se Ymeri të jetë dhe daja i Edison Harizaj, i vrarë me rreth 50 plumba në ngjarjen e 7 nëntorit 2018 në zonën e Plepave në Durrës. Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci u qëlluan vetëm 7 ditë pasi Gjykata e Apelit në Durrës projektoi lirimin nga qelia të të afërmit të tyre Viktor Ymeri, për të cilin në 31 tetor 2018, ka vendosur ti rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga gjykata e Durrësit, dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim.
Vendimi i Gjykatës së Apelit që e ktheu burgimin e përjetshëm në 25 vite burg
Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer.
Një burim pranë gjykatës së Apelit Durrës i tha “Shqiptarja.com” se Viktor Ymerit nuk i ka mbetur më shumë se 8 muaj apo 1 vit qëndrimi në qeli. Por sipas këtij burimi, kjo masë dënimi e mbetur, mund edhe të shuhet më parë nga gjykata, nëse Ymeri i drejtohet gjykatës me një kërkesë për lirim me kusht, taktikë juridike kjo që përdori pak vite më parë dhe Lulzim Berisha, për të dalë nga qelia, i cili tashmë i ka larë hesapet njerë e mirë me dënimin e tij prej 25 vite të dhënë nga Gjykata e Lartë.