Zbardhen detaje të reja për viktimën mbrëmë në Durrës. Edison Harizaj u ekzekutua me disa plumba kallashnikovi, ndërsa ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend dhe i njohur si miku i Shullazit.
Ai njihej si Edison Faqedjeguri, pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe, ndërsa ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Emri i tij është i lidhur edhe me zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, por edhe ngjarje të tjera kriminale.
Deri tani janë ngritur pika të shumta kontrolli për të arrestuar autorët, por nuk ka asnjë të ndaluar.


