• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË DURRËS/ Detaje e REJA: Rrëmbimi i Xhaferrit, pas dëshmisë së të penduarit, miku i Shullazit fshihej në Durrës
Home
Breaking News

ATENTATI NË DURRËS/ Detaje e REJA: Rrëmbimi i Xhaferrit, pas dëshmisë së të penduarit, miku i Shullazit fshihej në Durrës

7 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas dëshmisë së dëshmitarit të penduar Gazmend Merkaj, ku implikonte Edison Harizajn në rrëmbimin dhe vrasjen e Albano Xhaferrit, viktima e atentatit mbrëmjen e djeshme ishte zhvendosur nga Vlora në Durrës ku fshihej. Ai i trembej ndonjë hakmarrje të mundshme në Vlorë duke u fshehur në Durrës, por mbrëmë u vra pikërisht në këtë qytet.  Ekzekutimi tij ka qenë mafioz, pasi autorët nuk kanë lënë gjurmë dhe prita u bë në një vend ku nuk kishte kamera sigurie.

Në19 tetor 2018 Shqiptaja.com publikoi lajmin ekskluziv se Gazmend Merkaj, një person i njohur në Vlorë është vetëdorëzuar në 1 gusht 2018 në Policinë e Fierit, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës së në automjetin e tij tip BMË, ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Por pas mbërritjes së forcave xheniere dhe kontrollit fizik të makinës, pas pesë orëve u konstatua se automjeti ishte i pastër. Pas kësaj ngjarje Merkaj është paraqitur në Policinë e Fierit, ku ka dorëzuar një pistoletë që kishte pa leje dhe ka shfaqur gatishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë.

Merkaj shpjegoi se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shaka që kanë rrëmbyer Albano Xhaferrin me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj.

Gazmend Merkaj ka shpjeguar gjithashtu se ka mësuar nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se shtetasi Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të shtetasit Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”.

Lidhur me zhdukjen e Xhaferrit ai ka shpjeguar se është kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj në muajin nëntor të vitit 2017. Nga atentati mbetën të plagosur Ferdinanat Llanaj, Dritan Bega si dhe një i mitur 8-vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKOCIA PUBLIKON LISTËN/ Vjen me dy mungesa në Shqipëri
Previous article NUK E DINIM/ Klea Huta paska bërë tekstet e këtyre këngëve të njohura (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT