• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË DURRËS/ Dëshmitarët: Fikëm dritën nga breshëria e plumbave
Home
Breaking News

ATENTATI NË DURRËS/ Dëshmitarët: Fikëm dritën nga breshëria e plumbave

7 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dëshmitarët kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar në shtëpinë e tyre si pasojë e breshërisë së plumbave mbrëmë në Durrës, teksa mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit, 39-vjecari Edison Harizaj si dhe u plagos shoku i tij Genci Caci, 33 vjeç.

Një dëshmitare që ka shtëpinë në rrugën e njohur si ‘Rruga e Çamëve’,  aty ku ndodhi atentati ka treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar bashkë me djalin e saj.

Dëshmitarja thotë se kur kanë dëgjuar breshërinë  kallashnikovi kanë fikur dritën nga frika

 “Ishte ora rreth 11:00. Ne ishim ulur në divan në shtëpi me djalin dhe po bisedonim. Dëgjuam breshëri kallashnikovi. Fikëm dritën për momentin. I thashë djalit çfarë bëhet kështu. Djali më tha se ka filani kallash mos qëllon ai. Pasi fikëm dritat, djali hipi lart dhe më tha se e paskan vrarë një person se dukeshe. Nuk dolëm fare se kishim frikë se nga vijë  plumbat në oborr. Pas 5 minutash erdhi policia. Djali hipi në tarracë dhe po shikonte. Makina e autorëve mori kthesën dhe iku me shpejtësi”- ka rrëfyer gruaja.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa një makinë pa targa tip ‘Benz’ e cila dyshohet se i përket autorëve është gjetur e djegur në Shën Vlash. Policia po këqyr kamerat e sigurisë së disa hoteleve për të parë lëvizjet e autorëve.

Viktima Edison Harizaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E EMËROI SI ZV.MINISTËR TË BRENDSHËM/ Rama e vendos Sandër Lleshajn përkrah ministrave (FOTO)
Previous article E FUNDIT/ Arrestohet "MASHTRUESI" italian në Rinas, do të ekstradohet drejt Francës (EMRI)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT