• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË ATHINË/ Mediat: “Edi Lulo karrierë 20-vjeçare në krim”. Dyshohet se të dy viktimat ishin objektiv
Home
Breaking News

ATENTATI NË ATHINË/ Mediat: “Edi Lulo karrierë 20-vjeçare në krim”. Dyshohet se të dy viktimat ishin objektiv

18 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Media greke ka zbardhur të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur të dielën në Athinë, ku mbeti i vrarë 47-vjecari shqiptar Irakli Davella dhe u plagos rëndë 46-vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa.

Nga kqyrja dhe analizimi i vendit të ngjarjes, rezulton se në momentin e të shtënave, Irakli Davella dhe Edi Lulo ndodheshin në distancë nga njëri tjetri, por të dy janë goditur nga të shtënat me armë. Kjo i ka bërë hetuesit të dyshojnë se që të dy kanë qenë objektiv i atentatorëve që hapën zjarr nga makina dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.Ndërkohë media greke ka zbuluar se nga kontrolli në arkivat e saj, policia ka zbuluar se Edi Lulo ka qenë i skeduar si Etmond Hysa qysh në vitin 2004 në Greqi.

Fillimisht në prill 2004 ka marrë pjesë në grabitjen gjatë një transferte parash në Palio Faliro, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagos një roje i kompanisë “Security”. Në korrik të të njëjtit vit ka marrë pjesë një një tentativë grabitje gjatë një transferte parash në zonën e Rentit, ku pati shkëmbim zjarri me policinë, por sërish arriti të largohej.

Ngjarja më e rëndë që ai njihet është ajo e prillit 2011 në Dhomën e Avokatisë Athinë ku bashkë me 2 të tjerë, grabiti rreth 405 mijë euro, ndërsa në një ngjarje tjetër më vonë mori pjesë në grabitjen e pajisjeve me vlerë 110.000 euro në një klinikë mjekësore në Pagrati të Athinës, të cilat grupi kishte në plan t’i sillte në Shqipëri.

Policia greke mësohet se ka vendosur kontakte dhe po shkëmben informacion me palën shqiptare, nga e cila është informuar për profilin tepër të rrezikshëm dhe të rendësishëm në grupet kriminale shqiptare të Edi Lulos, për të cilin ka dyshime se është i përfshirë në organizata të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai kishte mbërritur në Greqi në 9 dhjetor, pas një fluturimi nga Duseldorfi në Gjermani ndërkohë qe vetë banon në Dubai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI TË QETËSONI KOLLËN GJATË NATËS/ Ja këshillat dhe trajtimet natyrale
Previous article SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Vjosa Osmani shpërthen ndaj BE: Po i bën padrejtësi Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

PROTESTA/ Emigranti: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Emigranti: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT