• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË ATHINË/ Media greke: Objektiv ishte Edi Lulo. Ka ndërruar emër, rezulton i dënuar në Greqi
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË ATHINË/ Media greke: Objektiv ishte Edi Lulo. Ka ndërruar emër, rezulton i dënuar në Greqi

16 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kthesë të papritur ka marrë hetimet për atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Athinë ku mbeti i vrarë 47-vjecari Irakli Davella, nga fshati Mesopotam i Bashkisë Finiq dhe u plagos 46-vjecari Edi Lulo, lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz.

Sipas burimeve nga policia greke, të transmetuara pak më parë nga mediat, objektiv i atentatit ishte Edi Luli, 46-vjec. Pas komunikimit me autoritetet shqiptare është vërtetuar se identiteti Edi Lulo është i ndërruar. Policia greke ka siguruar identitetin e vërtetë të shqiptarit, i cili rezulton i dënuar në Greqi për ngjarjen e vitit 2011, ku u mbajtën peng disa punonjës në Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve u grabitën 405.000 euro. Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabitje të tjera, si një rast një klinikë mjekësore në Pagrati të Athinës ku u grabitën pajisje me vlerë 110.000 euro. Për këto ngjarje ai u dënua nga drejtësia greke. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.Burime bëjnë me dije se nga ana e policisë greke janë mbledhur disa të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Nga komunikimi me policinë shqiptare është mësuar se Edi Lulo në Shqipëri konsiderohet një personazh i rëndësishëm dhe për këtë po mblidhet informacion edhe për konfliktet e tij por edhe për arsyen e ardhjes në Greqi.

Mësohet se para ngjarjes Edi Lulo dhe Irakli Davella po pinin kafe bashkë me dy persona të tjerë. Njëri ishte çuar më para nga tavolina, ndërsa ngjarja ka ndodhur kur Lulo, Davella dhe personi i tretë po shkonin për tek automjetet e tyre. Sapo kanë nisur të shtënat, personi i tretë është larguar dhe po kërkohet ende nga policia për të dhënë dëshmi.

Mësohet se gjendja e 46-vjecarit Edi Lulo është tepër e rëndë për shkak të plagëve në kokë e bark.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KJO ËSHTË RRËQETHËSE"/ Madonna krijon polemika të forta, ndan foton e pazakontë krah Papa Françeskut
Previous article MBYLLET MANDATI I KPK-SË/ Ballhysa: Shpresoj që ky proces të ketë nxitur sadopak frymën e drejtësisë

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT