• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË ATHINË/ Hetuesit rikthehen te dëshmia e një të penduari shqiptar. Hakmarrja mes grupeve që çoi…
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË ATHINË/ Hetuesit rikthehen te dëshmia e një të penduari shqiptar. Hakmarrja mes grupeve që çoi…

27 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia, Prokuroria dhe mediat greke prej ditësh, serialin e vrasjeve të dy shqiptarëve në Athinë, e kanë kthyer në qendër të vëmendjes.

“Ujërat” u trazuan sërish nga vrasja e 18 majit në Nea Smyrni ku u ekzekutuan Kreshnik Çerçizaj e Armando Ogranaja dhe nga kontrolli i befasishëm i forcave speciale greke EKAM në burgun e Hanias, ku mes të tjerave u kontrollua dhe qelia e Klodian Lekocajt, i ashtuquajtur kreu i “mafies së burgjeve”. Seriali i vrasjeve nisi në mes të viteve 2000 e që çdo vit që kalon, më shumë ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën për shkak se seriali, dëshmitë dhe përgjimet çojnë në një hakmarrje të pafre mes grupeve kriminale, që në fakt e kanë shtrirë aktivitetin edhe në vendin tonë.

DËSHMIA E GARDIANIT

Një dëshmi lidhur me vrasjen e Ari Papës nga Saranda, ekzekutorin e të cilit policia greke po e heton nëse ka lidhje dhe me vrasjen e para dy javëve. Ndërkohë, një gardian grek deklaroi para gjykatës se Arin ka dashur ta vrasë në burg edhe Klodian Lekocaj. Investigimi vazhdon me një tjetër vrasje, atë të 8 qershorit 2008, të 22- vjeçarit shqiptar Elvis Bogdani.

Në fakt Bogdani është viktimë e një seriali vrasjesh, konkretisht 11 të tilla dhe 13 tentativa të ndodhura në 2007-2008 dhe për të cilat u shkatërrua një grup kriminal shqiptar i përbërë nga Dashamir Kasemi, Kreshnik Kasemi, Roland Cara dhe Bledar Ahmetaj, si pjesëmarrës në këtë konflikt mes grupeve shqiptare që la pas dhjetëra viktima.

Seriali duket se nuk ka fund, pasi në maj 2021 u vra në Athinë sarandjoti Ari Papa, pjesë e këtij grupi, i cili i kishte shpëtuar 3 atentateve të mëparshme. Ndërkohë, prokuroria greke ka publikuar të dhëna që lidhen me dëshminë e një personi që sipas tyre është shqiptar dhe është penduar. Rrëfimi i tij i takon vitit 2014, i cili, sipas autoriteteve greke ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së Elvis Bogdanit 14 vjet ma parë duke përjashtuar nga autorësia shtetasin Dashamir Kasemi dhe duke akuzuar atë që konsiderohet si kreu i mafies së burgjeve, Klodian Lekocajn.

DËSHMIA E TË PENDUARIT

Shqiptari që thuhet se është 38 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka deklaruar: “Viktima jonë e radhës mbërriti në pikën ku e pritëm gjysmë ore me një ‘Audi’. Ai parkoi mu para nesh. Të afërmit e tij femra kanë dalë fillimisht dhe janë larguar 15 metra nga makina dhe më pas ka dalë Visi. Më pas qëlluam të dy me kallashnikov. I kemi qëlluar shumë plumba, nuk mbaj mend sa. Visi ra aty, pranë makinës së tij. Pastaj bashkëpunëtori im shkoi me Tokarev dhe e qëlloi në kokë.

Nuk e mbaj mend sa herë ndërsa ishim duke pirë disa pije me bashkëpunëtorin tim Ari, ai u hap dhe më tha se kishte një çështje të rëndë me një mik të tij. Ai kishte kryer disa grabitje me të dhe nuk i kishte dhënë pjesën e tij. Po flasim për shumë para. Në një grabitje kanë marrë 350 mijë euro. Informacioni për grabitjet është dhënë nga Klodian Lekocaj dhe duhej të merrte edhe ai një pjesë, por nuk kishte marrë asgjë. Ai më tha se Klodiani dhe Ari donin të vrisnin shokun e tyre”. Kujtojmë se në gjyqin që u bë ndaj bandës së Dashamir Kasemit në fund te viteve 2000, ky i fundit mes të tjerash deklaroi: “Më akuzojnë padrejtësisht. Kam përshtypjen se përfshirjen time e ka bërë Klodiani, i cili ka dhënë 74 informacione në polici për të dalë nga burgu”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUJDES, MUND TË VIJNË"/ Si e paralajmëroi kontrollin e policisë vetë Ervis Martinaj para se të zhdukej, në bazë iu gjetën mjete atentatesh
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Dita nis me diell dhe rritje të lehtë temperaturash

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT