• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ZAMIR KALEMIT/ Nga ekzekutimi e Edmond Papës, tek Aleksandër Sadikaj, a po vijon saga e vrasjeve kriminale? LIDHJA mes tyre
Home
Ekskluzive

ATENTATI NDAJ ZAMIR KALEMIT/ Nga ekzekutimi e Edmond Papës, tek Aleksandër Sadikaj, a po vijon saga e vrasjeve kriminale? LIDHJA mes tyre

13 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Zamir Kalemi, i ka shpëtuar një atentati mbrëmjen e së premtes tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë. Ka qenë ora 22:55 minuta. Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, Smart, kur nga një mjet tjetër në lëvizje është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

40-vjeçari është vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe greke, i cili mbeti i plagosur gjatë një atentati me armë në 9 gusht 2023 në ishullin Paxos të Greqisë dhe u plagos sërish me thikë më 14 dhjetor 2023 në burgun e Koridhalos.

Mësohet se autorët që tentuan të eliminojnë Kalemin, e kanë ndjekur objektivin e tyre për orë më radhë.Ekspertët kanë gjetur në vendngjarje 13 gëzhoja automatiku. Ndërkohë, autorët që e dogjën mjetin tip “Nissan” në Bërzhitë, kanë përdorur targa të vejdhura për kryerjen e atentatit, që më herët ishin denoncuar të humbura në Tiranë.Distanca nga e cila autorët kanë qëlluar ishte e shkurtër, teksa makina në të cilën lëvizte Kalemi është përplasur edhe me trafikndarësen.Ky i fundit u dërgua në spital ku iu nënshtrua operacionit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kjo ngjarje dyshohet se  ka lidhje me sagën e vrasjeve të 2022 të cilat Alpenews.al jua risjell disa prej ngjarjeve.

Më 14 dhjetor 2023: Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.            Më 9 gusht 2023: Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

16 dhjetor 2022: Gjashtë muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

11 qershor 2022: Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë. 27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIKU NGA UJI NË SHISHET PLASTIKE/ Studimi zbulon mbi 100,000 nanogrimca për litër
Previous article DETAJET E PARA/ Zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, disa pacientë…

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT