• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ZAMIR KALEMIT/ Artan Hoxha zbardh detajet: Gjithçka nisi nga…
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ ZAMIR KALEMIT/ Artan Hoxha zbardh detajet: Gjithçka nisi nga…

16 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për atentatin ndaj Zamir Kalemit, i cili u godit në kryeqytet.

Hoxha tha se vëllait të Kalemit i janë bërë disa atentate dhe se ngjarja e fundit ka të bëjë me ekzekutimin e bujshëm të Aleksandër Sadikajt pranë qendrës tregtare TEG dhe disa ngjarjeve në Greqi.

“U krijua përshtypja, që në kryeqytet kishim fituar një lloj qetësie, për shkak se edhe një pjesë e personazheve të botës së krimit ishin larguar nga vendi. Por, konflikti që ka ndodhur si pasojë e atentatit të fundit ndaj Zamir Kalemit, është konflikt i ri. Është vijim i një serie ngjarjesh që kanë nisur me atentatin në afërsi të qendrës tregtare TEG. Në rastin konkret teknika e atentatit është e njëjtë.

Personi i goditur nuk ka patur të kaluar të theksuar kriminale. Më tepër ka qenë vëllai i tij, Andrea (Adriatik) Kalemi, që gjatë vitit të fundit i janë bërë disa atentate. Kanë filluar ta quajnë si John Wick, që kujtojnë se e vrasin dhe ai kthehet. Ky është vëllai i Andreas (Adriatik) Kalemi.

Në ngjarjen ku u vra Aleksandër Sadikaj, pati vijimësi. U ekzekutua më pas Edmond Papa. Për këtë ngjarje është arrestuar edhe djali i një polici.

Në 9 gusht 2023, Andrea Kalemi, është plagosur pas një atentati në një ishull të Greqisë. Autorët vajtën me skaf nga Italia. Ai e kishte ulur vigjilencën. Në këtë atentat, Adriatik Kalemi u plagos dhe ka marrë 12 plumba.  Kur mjekohej, autoritetet greke hapën letrat dhe u rezultoi i dënuar, pastaj vajti në burg. Në burgun e Athinës u sulmua muajin e kaluar, nga një i dënuar egjiptian, që ishte paguar nga rivalët e tij shqiptarë.

Pasi i mbijetoi këtij atentati, sapo e mori veten nga spitali, e kanë riatdhesuar. Ai është rikthyer në Shqipëri. Por është munduar të jetë sa më larg vëmendjes. Kanë tentuar disa herë ta ekzekutojnë. Në pamundsi për ta arritur me të, i është bërë atentat vëllait të tij. Ai lëvizte me Smart por e shpëtoi gabimi i autorëve. Ka ndodhur në zonën e Selitës.

Kjo ka lidhje me zinxhirin e ngjarjeve në Greqi dhe vrasje te TEG në Tiranë.

Nëse mund të shohim një gjë pozitive në këtë gjë sterr të zezë, është fakti që autorët janë bërë më të përgjegjës dhe janë kujdesur të mos ketë viktima të pafajshëm”, tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE/ Ish-burri i hap TikTok dhe kërcënon me jetë gruan, palë bën dhe djalin 11-vjeçar që shan të ëmën me fjalor vulgar
Previous article "NDONJËHERË NDARJA QENKA E VETMJA..."/ Elia Zaharia reagon për divorcin me Princ Lekën

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT