• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ VËLLEZËRVE BAMI/ SPAK jep detajet: Si vepruan Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi për kryerjen e vrasjeve
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ VËLLEZËRVE BAMI/ SPAK jep detajet: Si vepruan Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi për kryerjen e vrasjeve

15 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për 14 pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa ka arritur të hedhë dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale, mes tyre edhe një tentativë për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.

Të pandehurit e çështjes janë:
Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani): I hetuar me masën e sigurisë “Arrest në burg”. Akuzohet për:

Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes së Durim Bamit dhe Valter Bamit.
Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.
Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Futje e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Emiljano Shullazi: I hetuar me masën “Arrest në burg” dhe i akuzuar për:

Organizim dhe drejtim të grupit të strukturuar kriminal.
Sigurimi i kushteve për kryerjen e vrasjes së Durim dhe Valter Bamit.
Sulme ndaj familjarëve të një zyrtari shtetëror.
Futja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Naim Stafuka: I hetuar me masën “Arrest në burg”, i akuzuar për:

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Sigurimi i mjeteve për kryerjen e vrasjeve të planifikuara.
Blerim Abazi (alias Blerim Gashi): I hetuar me masën “Arrest në burg”, i akuzuar për:

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve.
Sipas SPAK, të pandehurit Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, dhe Blerim Abazi nga janari deri në korrik 2020, si dhe Naim Stafuka gjatë gushtit 2020, kanë bashkëpunuar në sigurimin e mjeteve për të kryer vrasjet e Durim dhe Valter Bamit. Hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e tyre kriminal, të zhvilluar në kuadër të një grupi të strukturuar.

Sakaq, dosja është dorëzuar pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila do të vendosë për datën e nisjes së gjyqit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJE FESTUAN SHËN VALENTININ/ Ky është çifti që u përfshi në aksidentin në Pishkash ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani
Previous article ZBULON ATENTATET MAFIOZE/ SPAK: Grupi i Leonard Dukës planifikoi vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit

s.autor

Postime të ngjashme

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë Aktualitet

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

DERAJET E PARA/ Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë Aktualitet

DERAJET E PARA/ Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

E TRISHTË/ Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së, Elda Hoti Aktualitet

E TRISHTË/ Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së, Elda Hoti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT