• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Atentati ndaj Lulzim Kullës/ Deklarata e pazakontë “Kemi qenë në Shkodër për të blerë hashash, jo për atentatin”
Home
Breaking News

Atentati ndaj Lulzim Kullës/ Deklarata e pazakontë “Kemi qenë në Shkodër për të blerë hashash, jo për atentatin”

11 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në përpjekje për të hedhur poshtë akuzat si autorë të atentatit me eksploziv të 13 janarit në Shkodër, Endrit Çopja dhe Argel Lulaj bënë një deklaratë të pazakontë në sallën e gjyqit.

Ata thanë se kishin qenë disa herë në Shkodër për të kryer vepra të tjera kriminale, për të cilat në fakt s’ka akuzë ndaj tyre, por jo për atentatin ndaj Lulzim Kullës.

“Kemi qenë disa herë në Shkodër për të blerë kanabis, por jo për të vendosur eksploziv”, kanë thënë dy të arrestuarit, në seancën me dyer të mbyllura që u zhvillua paradite për rivlerësimin e masës së sigurisë, që përfundoi me lënien e tyre në burg pa afat.

Kjo deklaratë u konfirmua për Tv Klan si nga përfaqësues të akuzës ashtu edhe nga pala mbrojtëse.

Të arrestuarit mësohet të kenë thënë se nuk i mbanin mend datat kur kanë qenë në Shkoder, ndërsa nuk i bënë publik emrat e personave tek të cilët do të blinin drogën.

Prokuroria dyshon se ky pretendim është vetëm një alibi e të arrestuarve, për të ngritur një version paralel mbi aryset e udhëtimi të tyre në Shkodër.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse organi i akuzës do ta hetojë edhe këtë version, në mënyrë që të bjerë në gjurmët e organizatorëve të trafikut të pretenduar.

Avokati Genc Gjokutaj, tha jashtë kamerave se organi i akuzës nuk kishte prova që të faktonin pjesëmarrjen e tyre në atentatin ndaj Lulzim Kullës, që la 8 të plagosur.

Ndërsa prokurori Albert Muçaj tha se kishte përgjime të të arrestuarve, të cilat nuk i paraqiti me argumentin se mund të cënonin hetimin. Ai është shprehur gjithashtu se Çopja dhe Lulaj u identifikuan nga pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë së zonës ku ndodhi krimi.

Prokuroria pretendon se motorçikleta ku ishte vendosur lënda eksplozive është transportuar me furgon të bardhë nga Elbasani në Shkodër, përpara atentatit.

Çopja, Lulaj dhe Serxho Teta, i akuzuar për moskallëzim krimi, u arrestuan nga policia të enjten e javës së kaluar në Elbasan. Prokuroria dyshon se shkak i atentatit janë pazaret e prishura të drogës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester United rikthehet tek humbjet, mposhtet nga Newcastle
Previous article Thikë në gjoks e bark të riut shqiptar, arrestohen dy reperët italianë (EMRAT)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT