• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT NDOJA/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT NDOJA/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

26 June, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj, këtë të premte, 26 qershor, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.

Me 35 vite heqje lirie është dënuar Julian Meçe.

Nga pretenca e lexuar prej Prokurorisë së Posaçme (më 8 maj), kjo e fundit parashtroi se Dervishaj dhe Meçe kanë bashkëpunuar si grup kriminal për të kryer atentatin në mbikalimin e Shkozetit.

SPAK tha se e dokumenton autorësinë e ngjarjes së rëndë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, provat në mjetin e autorëve, komunikimet ne aplikacionin Sky, ky janë zbardhur biseda për atentatin e rëndë dhe përpjekjet e grupit para dhe pas ngjarjes për të kryer vrasjen e Arian Ndojës dhe Pëllumb Muharremit.

Po ashtu, të dhënat e dala nga komunikimet në aplikacionin Sky, SPAK thotë se i konfirmon edhe nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej.

Më herët, si një nga ekzekutorët në këtë atentat, me burgim të përjetshëm është dënuar Redjan Rraja dhe dënime më të ulëta për 6 të tjerë që sipas SPAK kanë ndihmuar në këtë ngjarje.

Sjellim ndërmend se ngjarja e rëndë ndodhi më 1 nëntor 2019, rreth orës 16:00, ku në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet Benz, ngjyrë gri, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Nga të shtënat, të tre personat kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shoferi Andi Maloku, kurse ish-prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho, kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI I MASAVE PËR SEZONIN TURISTIK/ Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese
Previous article PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

s.autor

Postime të ngjashme

PLANI I MASAVE PËR SEZONIN TURISTIK/ Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese Aktualitet

PLANI I MASAVE PËR SEZONIN TURISTIK/ Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT