Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi masën ndaj 5 të pandehurve për atentatin ndaj Inez Hajrullës në 2019. Gjykata la në fuqi vendimin e datës 22 nëntor të vitit të kaluar. Pra 35 vjet për Daut Elmazin dhe Gentjan Dautajn, të dy të akuzuar për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Për po të njëjtat akuza, treshja e gjyqtarëve u la në fuqi dënimi me 30 vite burg Igli Memaj dhe me nga 25 vite, edhe Serxhio Ademin dhe Albano Goxhajn.
Më 10 maj të 2019 në Vlorë, Inez Hajrulla u shpëtoi plumbave që u qëlluan nga një automjet në lëvizje


