Burime nga policia bëjnë të ditur se është identifikuar autori i atentatit që iu bë 40 vjeçarit Hekuran Billa te “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Policia e ka shpallur atë në kërkim dhe po punon për kapjen e tij.
Autori i dyshuar i krimit të rëndë është vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrarë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli.
Autori i dyshuar është 34 vjeçi Viktor Marku, ndërsa nuk dihen ende bashkëpunëtorët e tij në krim.


