• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ATENTATI NDAJ GAZETARIT ITALIAN/ “La Repubblica”: Po hetohet kryetrafikanti shqiptar që jeton në SHBA
Home
Nderkombetare

ATENTATI NDAJ GAZETARIT ITALIAN/ “La Repubblica”: Po hetohet kryetrafikanti shqiptar që jeton në SHBA

21 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Prestigjozja italiane La Repubblica ka hedhur dritë në lidhje me atentatin ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci. Në artikullin e publikuar ditën e sotme, ngrihet një tjetër pistë hetimi në lidhje me atentatin ndaj Ranuccit.

Sipas medias italiane, karabinierët po hetojnë kryetrafikantin shqiptar Artur Shehu. Duke cituar burimet hetimore, La Repubblica shkruan se Drejtoria e Antimafias ka marrë informacion nga Vlora, për përfshirjen e mundshme të Shehut në shpërthimin që ndodhi më 16 tetor, nën banesën e moderatorit të emisionit ‘Report’.

Ndërkohë që sipas artikullit, mundësia e motivit lidhet me një episod të emisionit ‘Report’ të datës 21 prill 2024, me një episod të titulluar “(Hot) Spot Albanese”, mbi projektin e qendrave për emigrantët që Italia ka ngritur në Shqipëri.

Shkrimi i La Repubblica

Ka një pistë shqiptare në hetimin për atentatin ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci. Emri mbi të cilin janë përqendruar tani hetuesit është ai i Artur Shehut, 58 vjeç, biznesmen me origjinë nga Shqipëria, i konsideruar nga disa hetime si një figurë me peshë në krimin e organizuar të vendit të tij. Aktualisht ai jeton në Shtetet e Bashkuara, në Florida, ku bën një jetë të rezervuar në Miami, ku është vendosur prej disa vitesh.

Sipas burimeve hetimore, edhe Drejtoria e Antimafias ka marrë informacion nga Vlora, në jug të Shqipërisë, për përfshirjen e mundshme të Shehut në shpërthimin që ndodhi më 16 tetor, nën banesën e moderatorit të emisionit ‘Report’.

Bëhet fjalë, për momentin, për një hipotezë, për të cilën nevojiten ende verifikime dhe prova përfundimtare, por që megjithatë po ndiqet me kujdes nga prokurorët e Drejtorisë Rajonale të Antimafias së Romës — zëvendësprokurorja Ilaria Calò dhe prokurori Carlo Villani — së bashku me karabinierët e Njësisë Hetimore prej ditësh po përpiqen të rindërtojnë çdo detaj të atentatit.

Mundësia e motivit lidhet me një episod të emisionit ‘Report’ të datës 21 prill 2024, me një shërbim të titulluar “(Hot) Spot Albanese”, mbi projektin e qendrave për emigrantët që Italia ka ngritur në Shqipëri, në Shëngjin dhe Gjadër, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar midis qeverive të Romës dhe Tiranës. Në atë shërbim, emri i Shehut përmendet disa herë dhe vendoset në një kontekst marrëdhëniesh dhe biznesesh që prekin qarqe politike dhe institucionale shqiptare.

Në programin e Rai 3, 58-vjeçari shqiptar përshkruhet si një trafikant i rëndësishëm droge, i përmendur më parë në hetime ndërkombëtare për lidhje të supozuara me Cosa Nostra-n dhe Sacra Corona Unita-n. Sipas investigimit gazetaresk, Shehu ka dhuruar 30 mijë metra katrorë tokë pranë Vlorës për fondacionin e gjeneralit Fabrizio Lisi, që në atë kohë ishte kreu i Interpolit në Shqipëri.

Operacioni, gjithmonë sipas Report, do të ndërmjetësohej nga avokati Engjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, figurë e konsideruar kyçe edhe në përcaktimin e marrëveshjes dypalëshe me Italinë për emigrantët.

Emri i Shehut nuk ishte i panjohur as për shtypin ndërkombëtar. Në mars të vitit 2021, gazeta amerikane ‘Miami Herald’ i kishte kushtuar një investigim të gjerë me titullin: “Nga një vilë në Miami Beach, një njeri me lidhje të supozuara me mafien ndërton një perandori tregtare në Shqipëri”.

Artikulli jepte një portret të detajuar të jetës së tij në SHBA, duke përshkruar një vilë në Alton Road, “vetëm pak hapa larg gjirit të Biscayne”, të rrethuar me palma mbretërore, me një kopsht të mirëmbajtur dhe dy makina luksoze të parkuara në hyrje.

Sot, prokuroria po verifikon edhe këtë profil ndërkombëtar, duke kërkuar përputhje mes informacioneve të mbledhura në Shqipëri dhe lëvizjeve të 58-vjeçarit. Gjithsesi, pistat për urdhëruesit e atentatit mbeten të shumta, duke pasur parasysh numrin e madh të hetimeve që ‘Report’ ka zhvilluar ndër vite — shpesh duke hyrë në territore delikate dhe duke prekur interesa të rëndësishme ekonomike e kriminale.

Megjithatë, në këtë fazë, vëmendja e hetuesve duket se është përqendruar kryesisht te disa sektorë të mafies shqiptare, ndërkohë që karabinierët po vazhdojnë verifikimet për të identifikuar personin që ka vendosur lëndën plasëse dhe atë që, sipas zhvillimeve më të fundit, verën e kaluar kishte tentuar të hynte në shtëpinë e dytë të gazetarit, por pa ia dalë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KALLËZUA PËR NJË PASURI PUBLIKE ME QIRA/ Apeli i GJKKO kthen në SPAK dosjen e kryebashkiakes së Lushnjës
Previous article EMRAT/ Kush janë vëllezërit shqiptarë që krijuan "perandorinë" e kokainës nga një lavazh në Britani

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT