Arrestohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës një 29 vjeçar, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku mbetën të plagosur me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar shtetasit J. M., 26 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç (me precedentë kriminal për vepra të ndryshme penale).
– Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë (për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal).
Nga veprimet e tanishme hetimore në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të llojit pistoletë të përdorura nga autorët.
Janë shoqëruar në ambientet e policisë 23 persona.
Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.


