• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ÇIFTIT NË KAMËZ/ Dëshmitare e plumbave ishte vajza 15-vjeçare, autorët kishin vënë maska silikoni
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ ÇIFTIT NË KAMËZ/ Dëshmitare e plumbave ishte vajza 15-vjeçare, autorët kishin vënë maska silikoni

12 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dëshmitare e atentatit të çiftit Preng dhe Antoneta Paluca, 50 dhe 41 vjeç ka qenë edhe vajza e tyre, vetëm 15 vjeçe. Mësohet se të dy po dërgonin vajzën e tyre në shtëpi, por sapo kanë hyrë në rrugicën pranë banesës janë ndeshur me një makinë me xhama të errët. Nga aty ka zbritur një person i armatosur dhe ka shkuar drejt mjetit të çiftit Paluca. Sapo Preng Paluca ka hapur derën, autori ka vënë dorën tek xhami dhe ka nxjerrë armën. 50-vjeçari e ka shtyrë, ndërsa ai e ka qëlluar dhe e ka plagosur. Më pas, autori ka qëlluar edhe drejt Antoneta Palucës.

E gjithë skena ka ndodhur në sy të vajzës së mitur, e cila ende është në shok, pavarësisht se nga atentati ka dalë pa dëmtime. Kamerat e godinës përballë vendit ku u regjistrua atentati kanë filmuar të gjithë skenën dhe pamjet tregojnë se autorët kishin vënë në kokë maska silikoni (më fytyrë dhe flokë të tjera), në mënyrë që të mos dalloheshin kush ishin. Pas atentatit, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk dihet se kush janë apo kush qëndron pas tyre. Vëllai i Prengës ka treguar për FaxNews se nuk kanë konflikte me askënd.

“Nuk dimë t’i kemi borxh njeriu. Jemi shtatë vëllezër. Unë me Prengën jetojmë këtu, në këtë banesë, kemi ardhur nga Puka prej 23 vitesh, të dy kemi një firmë modeste materialesh ndërtimi në periferi të Kamzës, me atë merremi. Vëllezërit e tjerë i kam jashtë. Njëri prej tyre ndodhet në azil në një vend të Bashkimit Europian prej disa vitesh. Ndodhesha në banesë natën kur ndodhi ngjarja, nuk dëgjual asgjë derisa autorët ikën. Pastaj dëgjuam një rrëmujë, ndodhi shumë shpejt sa nuk po kuptoja asgjë. Antoneta fatmirësisht nuk ka asnjë pasojë nga ajo që ndodhi, Prenga ende është në Spital, në situatë delikate por e ka kaluar rrezikun. Policia po heton, atyre ua kemi lënë, nuk duam media dhe ekspozim pasi nuk besoj se kjo është zgjidhja. As brez pas brezi s’kemi pasur hasmëri a konflikt me njeri,”- tregon ai.

Familja Paluca kanë rënë pre e një atentati edhe tre vite më parë, në të njëjtin muaj dhe në të njëjtin orar sit ë shtunën e kaluar. Pas një mosmarrëveshje për divorcin e një prej vëllezërve Paluca, me vëllezërit e ish-bashkëshortes së tij, familja Paluca u trondit nga një shpërthim tritoli. Në atë kohë kjo ngjarje u sqarua, por nga grupi hetimor nuk përjashtohet si mundësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 PREK GAZETARIN/ Kosta Grillo në gjendje të rëndë shëndetësore, niset urgjent drejt Turqisë
Previous article INVESTIGIMI/ Brenda “Ndrangheta-s”, si e lëviz kokainën nëpër Evropë një nga klanet e mafies kalabreze. Roli i Eldi Dizdarit

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT