• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ALBIN KURTIT/ Artan Hoxha tregon bisedën me Prek Kodrën: Nuk është snajperist, as në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ ALBIN KURTIT/ Artan Hoxha tregon bisedën me Prek Kodrën: Nuk është snajperist, as në kërkim

21 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Antetati ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është bërë lajmi i ditës, pas publikimit të të dhënave nga hakerat. Sipas të dhënave që janë bërë të njohura, Kurti do të ekzekutohej nga në person, i identifikuar si Prek Kodra nga Shkodra.

Gazetari Artan Hoxha në studion e ABC Live zbuloi se ka biseduar me Kodrën një ditë më parë. Hoxha tha se ai është një person i lirë që merret me gjueti dhe nuk është snajperist profesionist sikurse është raportuar apo në kërkim.

“Atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, ndaj politikanit të rëndësishëm Xhavit Haliti. Aty ka një skenar që duket se është organizuar nga shërbimi sekret. Këto lloj të dhënash nuk janë informacione 100% të sakta. Prandaj jo çdo gjë që thuhet aty është e saktë.

Gjatë 48 orëve te fundit nga momenti që ka dalë ky është dhënë emri i Prekë Kodra. Është thënë se është snajperisti më i mirë që ka Shqipëria. Është thënë se është përfshirë në vrasje në Lezhë. Është nga zona e Dukagjinit. Është i apasionuar pas gjuetisë, nuk është snajperist.

Ka një biznes në Shkodër, ka gurore. Ky nuk ka qenë ndonjëherë në kërkim. Dje kam kontaktuar me të. Është i lirë, nuk ka qenë në kërkim. Ka qenë vetëm orë në Drejtorinë e Policisë së Lezhës sepse kishte ndodhur një ngjarje ku ishte përfshirë kushëriri i tij. Ka rezultuar se nuk ka lidhje. Ky është prek Kodra është gjahtar”, deklaroi ai.

Më tej Hoxha tha se Kodra është ndaluar në vitin 2021 nga policia e Kosovës dhe është mbajtur 72 orë. Sipas tij ai kishte shkuar në Kosovë me 15 mijë euro me vete pasi do të blinte një makinë në Pejë. Pasi është marrë në pyetje nga policia ai është lënë i lirë pas 72 orësh dhe është gjobitur për mosdeklarim. Gazetari shprehet se policia e Kosovës nuk e ka vënë në dijeni Kodrën për arsyet e ndalimit dhe nga hetimi ka rezultuar i pastër.

“Një shtetas i Shqipërisë do të vriste kryeministrin e Kosovës. Për herë të parë ky person, Prek Kodra më tha se nuk ka pasur asnjë dijeni. E kam marrë vesh që unë jam njeriu që do të organizoj atentatin ndaj Kurtit ditën që u publikuan të dhënat nga hakerat. Kam qenë në Kosovë në nëntor të vitit 2021 dhe pos shkonte në Pejë të blinte fuoristradë. Është ndaluar nga policia, pa i dhënë shpjegim e kanë marrë dhe e kanë çuar menjëherë në Prishtinë. Familjarët nuk kanë patur dijeni për 72 orë ku është. Kur është marrë në pyetje ka nxjerrë 15 mijë eurot sepse do të blinte makinën. I kanë thënë se po të mbajmë për paratë false.

Dy ditë para s të shkonte në Kosovë kishte blerë dy celularë. Ky çelura i është marrë dhe nuk është kthyer më. U është dhënë autoriteteve izraelitë për ta zbërthyer. Policia e Kosovës e ka liruar pas 72 orësh dhe e ka gjobitur për mosdeklarim. Nuk i kanë thënë që a je i përfshirë. Që nga ai moment ka hyrë në Kosovë edhe tre herë të tjera. Dhe Prek Kodra është marrë me vrasje çakenjsh. Dje kam folur me të herë e gjatë. Është hetuar dhe ka dalë i pastër. Kjo gjë e shtyu 48 orë për këtë gjë. Ai është i lirë me duar në xhepa. Këto janë informacione paraprake që i vinë policisë”, deklaroi Hoxha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKIPI I NATO-S NË SHQIPËRI PËR SULMET KIBERNETIKE/ Peleshi: Jemi të mbrojtur nga Aleanca, por duhet vigjilencë
Previous article E KONFIRMON GAZETARI I NJOHUR ITALIAN/ Milani do të tentojë transferimin e Armando Brojës

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT