• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI ME TRITOL NË MAKINË/ Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e shpërthimit kur 38 vjeçari… (VIDEO)
Home
Breaking News

ATENTATI ME TRITOL NË MAKINË/ Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e shpërthimit kur 38 vjeçari… (VIDEO)

22 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky është momenti kur Ervin Memo del i plagosur nga automjeti i tij, që u shkatërrua pas një shperthimi me eksploziv. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës në lagjen ’29 Nëntori’ në Fier. Makina ishte e parkuar poshtë shtëpisë dhe Ervin Memo donte ta lëvizte. Sapo 38-vjeçari u fut brenda, makina u hodh në erë. Këto janë pamjet në momentin e shpërthimit të siguruara nga Tv Klan. Janë pamje të një kamere sigurie të një lokali aty pranë.

Kallëpi i tritolit ishte vendosur poshtë mjetit, në anën e pasagjerit. Shpërthimi ishte i fuqishëm, por Memo mori vetëm disa plagë në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se bëhet fjalë për një shpërthim me telekomandë.

Autorët e atentatit me eksploziv e kanë ruajtur 38 – vjeçarin dhe besohet se kanë qenë pranë vendit të ngjarjes. Sasia e tritolit të përdorur nuk është përcaktuar ende. Ekspertët vazhduan edhe ditën e dielë duke këqyrur vendin e ngjarjes. Në kamerat pranë nuk është parë ndonjë person duke iu afruar makinës dhe ka dyshime se tritoli mund të jetë vendosur në një tjetër vend.

Memo, një ish-emigrant, merrej me vreshtari. Grupi hetimor po mbledh të dhëna mbi të shkuarën e tij, në përpjekje për të zbuluar ndonjë konflikt të vjetër. Po hetohet edhe mbi një konflikt për pronat, pasi familja Memo është në procese gjyqësore për disa prona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Interi nuk ndalet, Perisic shënon gol ndaj Chievos
Previous article Juventus, me fat që ka një tifoze të tillë

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT