• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI ME TRE VIKTIMA NË MEMALIAJ/ Publikohen pamjet e makinës me të cilën lëvizën autorët
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI ME TRE VIKTIMA NË MEMALIAJ/ Publikohen pamjet e makinës me të cilën lëvizën autorët

22 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Memaliaj mesnatën e së shtunës, ku 3 persona mbetën të vrarë dhe një i katërt është plagosur rëndë, pas një atentati të mirëorganizuar ndaj dy vëllezërve Kalemi.

Viktima në këtë atentat mbetën Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, ndërsa është plagosur vëllai i tij, Artur Kalemi 57 vjeç.  Si pasojë e breshërive kanë humbur jetën edhe Gledjon Muka, i cili punonte si kamarier në lokalin ku u qëllua dhe Marsel Çela, i cili ishte klient, në momentin kur kanë ndodhur të shtënat.

nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se autorët e krimit kanë lëvizur me një automjet tip BMW, ngjyrë e zezë, i cili u gjet i djegur në zonën e Mallakastrës, disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Policia ka arritur që përmes kamerave të sigurisë të zbardhë të paktën itinerarin e lëvizjes së automjetit që kanë përdorur autorët. Gjithashtu në makinën e djegur janë gjetur armë zjarri që dyshohet se janë përdorur prej tyre.
Vrasja E Trefishte Ne Memaliaj Makina

Dyshimet janë se krimi ëhstë realizuar nga vrasës me pagesë, edhe pse hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Policia është duke kërkuar në të paktën 4 qarqe mbi autorët e dyshuar të krimit që shkaktoi 3 viktima.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit), ndërsa  Artur Kalemi është xhaxhai i Tiku Kalemit. Dyshohet se objektiv i atentatorëve ka qenë Shyqyri Kalemi, i cili në momentin kur ndodhën të shtënat ishte me vëllain e tij në të njëjtën tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit. Pranë tyre në atë moment ndodhej edhe kamarieri, ndërsa klienti që mbeti i vrarë, ishte në pjesën e brendshme të lokalit.

Dyshimet janë se vrasja në Memaliaj e Shyqyri Kalemit ka lidhje me një zinxhir përplasjesh që kanë nisur që me ekzekutimin në Tiranë të Aleksandër Sadikajt, për të cilin dyshohet se ishte porositur nga Edmond Papa. Ky i fundit është ekzekutuar disa kohë më pas po në Tiranë. Në kushte të tilla duket se ngjarja e 48 orëve më parë në Memaliaj ka lidhje me përplasjet mes fiseve Sadikaj e Kalemaj,  dhe atij Papa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEDI BLUSHI GODET ME LETRA VELIAJN/ Kryebashkiaku: Je komplet i paaftë
Previous article TËRHEQJA E BIDEN NGA GARA/ Bill dhe Hillary Clinton shprehin mbështetjen për Kamala Harris

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së Aktualitet

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT