Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, tre të rinjtë që u ekzekutuan në një atentat mafioz ditën e dielë në mbikalimin e Fushë Krujës dyshohet se kishin pikasur se po ndiqeshin nga disa persona.
Familjarët e tre viktimave kanë hedhur më shumë dritë nga momentet e fundit para atentatit që rezultoi fatal për të tre ata, pasi skuadra e armatosur, që u angazhua për vrasjen e tyre nuk u la asnjë mundësi shpëtimi.
Nëna dhe motra e Diklen Vatës i kanë thënë policisë se i ndjeri i ka telefonuar pak momente para ngjarjes së rëndë duke i thënë se dikush po i ndiqte.
Kjo dëshmi pritet të merret nga hetuesit si një provë për të verifikuar kohën në të cilën është kryer telefonata nga ana e Diklen Vatës i cili dyshohet se ishte edhe bodyguardi i objektivit kryesor të atentatit, Brilant Martinaj.


