• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Atentati mafioz/ Si u prish miqësia mes Domart Konjarit e Devi Kasmit për territoret e drogës në Spanjë
Home
Breaking News

Atentati mafioz/ Si u prish miqësia mes Domart Konjarit e Devi Kasmit për territoret e drogës në Spanjë

30 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pak orë pasi policia zyrtarizoi të dyshuarin e parë për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmi, Domart Konjarin, mësohet se ata të dy kanë qënë miq dikur, madje dyshohet se drejtonin bashkë në Spanjë një grup të trafikut të drogës, një nga furnizuesit e Europës me kokainë.

Si viktima ashtu edhe i dyshuari për vrasjen janë hetuar në 2014 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas informacioneve të marra nga Spanja se drejtonin atje grupin e trafikut të drogës.

Ndërsa grupi i Kasmit dyshohet se e kishte shtrirë aktivitetin e tij në Spanjë, ai i Konjarit vepronte më shumë në Francë, e bashkë kontrollonin shpërndarjen e kokainës, por rreth vitit 2011-të mes tyre nisën krisjet e para për ndarje territoresh që përfunduan me një konflikt të fortë.

Madje në atë kohë Devi Kasmi ka tentuar ta vrasë Konjarin, duke e lënë të plagosur me pesë plumba. E pikërisht ishin këto dyshime që nxorën emrin e Konjarit si një nga të dyshuarit që mund të ketë përfituar mbrëmë për të marrë hak.

Nga hetimet e nisura në Shqipëri nuk u arritën të gjendeshin provat që e lidhnin Kasmin me trafikun e drogës në Spanjë, ndonëse dy njërëz të grupit të tij u gjykuan.

Nga ana tjetër Konjari ishte shpallur në kërkim nga Franca dhe u arrestua më 4 nëntor të vitit 2015 në pikën kufitare të Kapshticës me dokumente false si Arben Lazri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia franceze si pjesëtar i një grupi kriminal të organizuar, që bënte trafikimin në sasi të mëdha të kokainës në Europë. Konjari u kap teksa po tentonte të kalonte për në Greqi me dokumente false.

Gjykata për Krimet e Rënda më 17 janar 2018 rihapi procesin gjyqësor ndaj Domart Konjarit, i njohur si miku i Franc Konomit. Konjari akuzohet për disa vepra të rënda penale të kryera në France, mes të cilave “trafik i narkotikëve”, “organizatë kriminale” dhe “pastrim parash”.

Gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes për transferim të procedimit penal në Francë. Ai u arratis pak pasi Apeli për Krimet e Rënda zbuti masën e sigurisë “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Prej dhjetorit 2016 ndaj tij është në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për llogari të hetimeve të nisura nga prokuroria shqiptare pas kërkesës së autoriteteve franceze dhe një hetim tjetër që fillimisht ka nisur në Korçë.

Sipas prokurorisë Konjari është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Europë e kryesisht në Francë. Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në disa shtete të Europës Qendrore pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin në Amerikën e Jugut.

Devi apo Dëfrim Kasmi, 41 vjeç u qëllua mbrëmjen e djeshme me pesë plumba me të dalë nga banesa e tij. Katër prej plumbave e kanë prekur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët e maskuar me skafandra u larguan me shpejtësi me një motor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Çiftet që janë vërtet të dashuruar nuk postojnë foto në rrjetet sociale
Previous article VIDEO/ Dikur pjesë e Realit, sot Adebayor shënon gol të jashtëzakonshëm në Turqi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT