Policia e kryeqytetit ditën e sotme ka dhënë detaje të reja lidhur me atentatin mafioz që ndodhi para dy ditësh në TIRANË. Pas Domart Konjarit, i cili është në kërkim nga policia si i dyshuari kryesor për atentatin ndaj viktimës Kasmi, policia ditën e sotme ka nxjerr emrin e të arrestuarit sit ë dyshuar për bashkëpunim në atentat Mario Meshini. Meshini është arrestuar nga forcat e policisë si i dyshuar si i përfshirë në vrasje, ndërsa cilësohet si bashkëpunëtor kryesor i Domart Konjarit. “Ne vijim te veprimeve te kryera nga grupi i posaçem i ngritur prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine prane Rrethit Gjyqesor Tirane per zbardhjen e vepres penale “Vrasja me paramendim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua shtetasi M.M. i dyshuar si i perfshire ne vrasjen e shtetasit Devi Kasmit.
Avokati i Mario Meshinit ka dhënë dëshminë e parë për përfshirjen e Mario Meshinit në vrasjen e Devi (Dëfrim) Kasmi mbrëmjen e së hënës në Tiranë.
Avokati deklaroi se Mario dhe viktima kanë qenë miq dhe takoheshin përditë sepse klienti i tij frekuentonte palestrën e tij.
Ai ka deklaruar se Mario ndodhej në vendin e ngjarjes.
“Ky e mori në telefon, i shkruajti dhe ai doli nga shtëpia. Janë shumë shokë. Klienti im e ka pranuar në polici se me Devi Kasmin janë shumë shokë, ka thënë “Jam përditë te palestra. Jam mik me të. Kam qenë aty kur ndodhi vrasja”.
Ka qenë pikërisht Mario ai që e nxorri viktimën, duke i dërguar një mesazh në pritë ku dhe iu bë atentati me 5 plumba që e la të vdekur në vënd. Pas ngjarjes sipas dëshmisë së avokatit (paksa të paqartë) Mario u largua nga vendngjarja i tronditur me motorr për në shtëpi.“Ka shkuar në shtëpi i tronditur, pasi i kishin vënë pistoletën në kokë. Pastaj ka parë lajmin në televizor.”
Ajo që të bën të dyshosh është fakti që Devi Kasmi, i ftuar me një mesazh për të dalë jashtë shtëpisë, ka dalë i armatosur me dy pistoleta dhe nëse Mario ishtë vërtet MIK i viktimës apo thjesht mbaroi punën e tij dhe u largua i qetë për në shtëpi.
Avokati tha se klienti i tij tregoi në polici se ishte shok me viktimën dhe ka qenë duke biseduar me të, ka qenë pranë tij në motorr kur ka ardhur vrasësi dhe ka qëlluar mbi viktimën.
“Nuk kishte pse të shkonte në polici. Nuk kishte çfarë të tregonte. Ishte edhe shumë i tronditur.Gjithçka ishte e filmuar, duket edhe në video” tregoi avokati i Mario Meshinit, që pranoi se policia ka sekuestruar motorrin e klientit të tij dhe se vrasësi i vërtetë është Domart Konjari. Mario Meshini dyshohet se ishte bashkëpuntor në vrasjen e Devi Kasmit dhe roli i tij ishte për ta nxjerrë nga shtëpia viktimën.
Përgatiti:AlpeNews.al


