• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI MAFIOZ NE BLLOK/ Biznesmenit të vrarë, pak kohë më parë i dogjën “Land Roverin” (DETAJET E REJA)
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI MAFIOZ NE BLLOK/ Biznesmenit të vrarë, pak kohë më parë i dogjën “Land Roverin” (DETAJET E REJA)

15 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Kronikë

Memli Begalla 64 vjeç me origjinë nga Progonati i Tepelenës, baba i dy djemve, u qëllua me armë në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Atentarorët, ende të paidentifikuar nga policia, e kanë qëlluar biznesmenin në shesh pushimin pranë pallatit ku ai kishte banesën në katin e katërt. 64-vjecari u gjet i pajetë nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Ata dyshohet se janë larguar me një automjet. Me mbërritjen në vendngjarje, policia konstatoi se Begalla ishte i pajetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 9 të mbrëmjes rrugën “Nikolla Tupe” në sheshin mes pallateve, ku duhet theksuar se mbizotëron errësira, ndërsa gjenden të parkuara edhe shumë automjete. 64-vjeçari Begalla është qëlluar, pasi ka dalë nga makina për të shkuar në banesën e tij.

Banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna, pasi dyshohet se biznesmeni të jetë qëlluar me armë me silenciator në kokë.

“Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore”, njofton zyrtarisht policia.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

“Po punohet për sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj”, njoftoi policia.

Pak kohë më parë, Memli Begallës i kishin djegur makinën e tij Land Rover, në të njëjtën zonë, pranë banesës së tij. Memli ishte emri i ndryshuar i biznesmenit pasi më parë e ka pasur, Afrim Begalla.

Memli Begalla prej vitit 2016 është administrator i vetëm i shoqërisë LAB- AB, që ka aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj. 64-vjeçari ka në pronësi të tij edhe dy gomisteri. Zyrat e biznesit janë pranë njësisë numër 5, ku Begalli edhe jetonte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kjo i ndodhë trurit pas krijimit të shprehive
Previous article Ngrënia ngadalë ju ndihmon për të humbur peshë

Redaktor1

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT