Lidhur me vrasjen e Devi Kasmit rreth para dy javë në rrugën Bardhyl në kryeqytet Gjykata e Apelit lë në burg Mario Meshini, atë që e nxorri Kasmin nga banesa.
Devi Kasmi u ekzekutua mbrëmjen e 29 Janarit pranë banesës së tij. Mario Meshini u arrestua nga policia vetëm disa ditë më vonë, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Kasmit bashkë me 5 persona të tjerë.
Mario Meshini ndodhej në vendngjarje kur Kasmi u qëllua me katër plumba dhe u la i vdekur në vend.
Meshini dhe avokati i tij e kundërshtojnë akuzën duke sqaruar se Meshini dhe viktima kanë patur njohje me njëri tjetrin që para 7-8 muajsh se të ndodhte ngjarja.
Por dyshimet e policisë mbi Meshinin ngrihen pasi pas atentatit të Kasmit, Meshini nuk ka shkuar në polici por ka ikur në shtëpi e më pas ka dalë për të darkuar pa e vrarë mendjen pë cka ndodhi dhe ai ishte dëshmitar.
AlpeNews.al