Prokuroria ka zbardhur lëvizjet e ekzekutorit grek Efthimios Efthimius.
Sipas prokurorisë shtetasi Devi Kasmi është qëlluar poshtë shtëpisë baze ku strehohej per tu fshehur dhe jo ne banesen e tij familjare.
Në dijeni për shtëpinë e Kasmit kishin vetem një rreth i ngushtë njerëzish të besuar.
Sipas prokurorise shtëpia qe përdorej nga Kasmi për aktivitet të paligjshëm.
Shkak për vrasjen dyshohet se është përplasja për trafikun e droges mes grupeve rivale per kontrollin e territoreve dhe trafikut.
Te henen ne Gjykaten e Krimeve te Renda do te zhvillohet seanca per vleresimin e mases se arrestit per te prangosurit si ekzuekutore dhe bashkepunetore ne vrasjen e Kasmit.
Sipas prokurorise furgoni ne te cilen hipi vrasesi pas ekzekutimit, ishte ngjyre e bardhe, me targa AA 231 JH dhe drejtohej nga Elton Halipaj.
I pyetur per kete gje, drejtuesi i mjetit Halipaj, pranon se e ka mare Eftimios Eftimios pas vrasjes dhe e ka transportuar me furgonin qe drejtonte, por ai ka thene me pas se “nuk kishte dijeni per atentatin”.
Furgoni mesohet se eshte blere per 4200 euro me 17 janar, pra vetem pak dite perpara vrasjes, ne Fushe Kruje, nga nje shtetas, emri i te cilit per momentit mbahet sekret per shkak te hetimit.
Parate per blerjen e furgonit te krimit, jane paguar nga Malvin Dinellari, njeri prej te akuzuarve si njeriu qe siguroi mjetet per realizimin e atentatit mafioz, i cili eshte i arrestuar.
/AlpeNews.al/


