Rakip Roli, biznesmeni i cili u qëllua për vdekje sot në Laç rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.
Sakaq, vlen të theksohet se policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit të Laçit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Po ashtu, drejt Laçit janë drejtuar dy grupe të FNSH si dhe ekspertë të kriminalistikës, që pritet të zbardhin të tjera detaje nga vendi i krimit dhe nga kjo ngjarje e rëndë.


