• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI I DËSHTUAR NË SHKODËR/ Flet babai i autorit të dyshuar: Kam video, djali s’ka lidhje. Na sulmojnë disa banditë me pushtet
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI I DËSHTUAR NË SHKODËR/ Flet babai i autorit të dyshuar: Kam video, djali s’ka lidhje. Na sulmojnë disa banditë me pushtet

29 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores i arrestuar për atentatin ndaj Alban Bruçit në 25 gusht, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku shfajson të birin, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Sipas tij, kjo bëhet pasi janë bërë bashkë një grup banditësh së bashku me njerëz me pushtet që duan ta mbajnë në burg, pasi e kanë frikë. Arsyen, se përse e kanë frikë, nuk e bën me dije, por shton se sa herë ndodh një ngjarje kriminale, ai me familjen thirren gjithnjë në polici.

“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prap më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prap në banesën time një kohë që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.

Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet” , është shprehur Ismet Çekorja.

Duke i dalë në mbrojte, ai thotë se disponon një video ku shfaqet se i biri që tregon se nuk ka gisht në atentat. Mirëpo, këtu ka një kontradiktë! Kjo pasi referuar njoftimit të policisë, atentati ka ndodhur rreth orës 21:30 e ndërsa momenti i filmuar në video për të cilën Çekorja e pretendon si provë, është 20:54, pra pak minuta para se të ndodhte ngjarja. Report Tv kontaktoi me Ismet Çekorja lidhur me këtë detaj, duke thënë se policia ka raportuar gabim orën, pasi atentati ka ndodhur më parë. Në video, shfaqet Bajram Çekorja së bashku me një person teksa dalin nga një banesë.

Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25 vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim Bajram Çekorja dhe Tonato Fusha, djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DATA E ZGJEDHJEVE TË ARDHSHME LOKALE/ Presidenti Begaj kërkesë KQZ: Na sillni rezultatin e 2019-ës
Previous article PËRFUNDON SHKOLLA E KATËRT NË PEZË/ Veliaj: U shërbejmë të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT