• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI I DËSHTUAR NË KAMZË/ Në kërkim 3 autorët që qëlluam me armë drejt një makine te ‘Ura e Bathores’ (EMRAT)
Home
Breaking News

ATENTATI I DËSHTUAR NË KAMZË/ Në kërkim 3 autorët që qëlluam me armë drejt një makine te ‘Ura e Bathores’ (EMRAT)

23 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Më shumë se 12 orë pas ngjarjes me të shtëna arme që mund të ishte kthyer në tragjedi në Kamzë, policia ka mundur të identifikojë dhe shpall në kërkim 3 autorë të dyshuar të përfshirë në konflikt, Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti, 24 vjeç dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç.

Si provë materiale blutë sekuestruan 2 makina, të cilat u braktisën, ndërsa të tre dyshohet se janë larguar me një makinë të tretë për t’u arratisur. Kjo makinë tashmë është identifikuar, ndërsa po punohet për gjurmimin dhe lokalizimin e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 përgjatë mbrëmjes së të shtunës, 22 shkurt, pranë Rrethit të Bathores, në rrugën “New York”.

“Vijon intensivisht kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjes. Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri  në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes,  konkretisht  shtetasit Dejvi Mullai, 24 vjeç, Fabion Kurti, 24 vjeç dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim” thotë policia.

Dyshohet se konflikti, i cili deri në këtë fazë mbetet i paqartë për grupin hetimor, ndodhi mes disa personave. Burimet i thanë Report Tv se njëri prej tyre hyri në makinë dhe u largua me shpejtësi, por u ndoq nga pas nga djemtë e tjerë.

Në lëvizje, nga makina e dytë u qëllua një herë me armë drejtë makinës tjetër, si pasojë të së cilës fatmirësisht askush nuk u lëndua. Në vendin e ngjarjes policia gjeti vetëm një gëzhojë, e cila është dërguar në laborator për ekspertizë, për të kuptuar mbi llojin e armës së përdorur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACION ANTIDROGË NË KAVAJË/ 100 efektivë kontrolle në terren, shoqërohen disa persona
Previous article ANALIZA/ DW: A është Gjermania në prag të një kthese politike?

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT