• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI/ Hekuran Billa ishte kthyer nga Durrësi, u qëllua para takimit me motrën, zbulohet makina e dytë (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI/ Hekuran Billa ishte kthyer nga Durrësi, u qëllua para takimit me motrën, zbulohet makina e dytë (DETAJET)

12 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

40-vjeçari Hekuran Billa i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme te Komuna e Parisit ka qenë duke udhëtuar nga Durrësi drejt Tiranës.

Ai ka zgjedhur rrugën e Selitës për t’u futur më pas në zonën e Komunës së Parisit ku do të takohej me të motrën e cila punonte pranë qendrës “Kristal”.

Kjo e fundit është shoqëruar nga policia për të dhënë deklarimet e saj lidhur me komunikimin e fundit që mund të ketë pasur me viktimën.

Billa është qëlluar në momentin kur po parkonte makinën, pasi është mbajtur në vëzhgim edhe nga një tjetër automjet i cili tashmë është identifikuar nga policia.

Ndërkohë një tjetër automjet ka ndihmuar autorët që të largohen nga vendngjarja drejt Pezës, ku u gjet e djegur makina e tyre tip Benz.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur gjithsej 15 gëzhoja, 11 prej të cilave kanë prekur viktimën dhe makinën e tij, ndërsa në automjetin e tij janë gjendur edhe disa rroba dhe sende personale të tij.

Pista kryesore e ngjarjes është ajo e hakmarrjes për shkak se në vitin 2006, ai kishte vrarë 22-vjeçarin Prel Marku në Angli ku qëndronte si emigrant, ngjarje për të cilën ka kryer 12 vite burg.

Billa kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika ku qëndronte me dokumente të rregullta dhe po qëndronte në Durrës tek disa familjarë të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Vdes një i infektuar nga Durrësi te Infektivi. 31 raste të reja në 24 orët e fundit, 33 të shëruar
Previous article ÇLIRIMI I KOSOVËS/ Momenti kur serbët tërhiqen përballë gjeneralit gjerman, ja gjuha që kuptojnë trupat e Millosheviçit (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT