Një atentat tronditi paraditen e djeshme Shkodrën, ku si pasojë mbeti i vdekur një 40 vjeçar dhe u plagos një tjetër.
Viktima quhet Fatos Ferracaku dhe është kushëri i parë me Arjan Ferracakun, një tjetër viktimë i “Shkodrës” ku jo më larg se shtatori u qëllua me një breshëri plumbash teksa kalëronte.
Arjan Ferracaku
Ngjarja prej asaj dite vijon të mbetet e pazbardhur.
Sa i përket Fatos Ferracakut, dyshimet janë të shumta. Disa nga aludimet janë se të dy kushërinjtë kishin dijeni për vrasjen e çiftit Bërçana dhe Ndoçi po në Shkodër.
Megjithatë, Fatos Ferracaku ndryshe nga kushëriri i tij i cili paraqitej si një biznesmen, ky i fundit ishte tregtar peshku.
Fatos Ferracaku
Gazetari Artan Hoxha më herët u shpreh se Fatos Ferracaku mund të jetë vrasës me pagesë.
Nëse është kështu, “kamuflazhi” me një tregar të peshkut na kujton filmat e Hollywood-it, padyshim.
Përgatiti: AlpeNews.al




