• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATET ME SNAJPER QË TRONDITËN VENDIN/ Nga ekzekutimi mafioz i Gëzim Sinomatit, tek plumbi në zemër Kastriot Reçit (RASTET)
Home
Ekskluzive

ATENTATET ME SNAJPER QË TRONDITËN VENDIN/ Nga ekzekutimi mafioz i Gëzim Sinomatit, tek plumbi në zemër Kastriot Reçit (RASTET)

8 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një atentat mafioz tronditi vendin mbrëmë, ku në qytetin e Vlorës u ekzekutua me snajper 22-vjeçari Gëzim Sinomati teksa ishte në ballkonin e banesës në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri’.

I riu, sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe kishte dalë të pinte cigare në ballkon kur dyshohet se u qëllua me snajper, një ekzekutim i tipit mafioz të cilit nuk i mbijetoi dot.  Ndërkohë, sapo i riu është qëlluar me plumb në kokë, dritat në zonë janë fikur dhe qyteti ka qenë në errësirë.

Nuk dihet nëse kjo ishte planifikuar nga autorët apo ka qenë thjesht një rastësi, por ekzekutori ka përfituar nga errësira për t’u larguar pa lënë gjurmë. Deri më tani janë shoqëruar në polici 14 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen. Autorët e kanë goditur me snajper nga shumë pranë, ndërsa dyshohet se goditja erdhi nga godinat e banimit shumë pranë shtëpisë së tij, pallate banimi disa katësh një i përfunduar prej kohësh dhe tjetri në ndërtim e sipër. Nga grupi hetimor mësohet se ndaj objektivit është qëlluar vetëm një herë, ndërsa plumbi e ka goditur në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu vendi ynë vitet e fundit është tronditur edhe nga atentate të tjera mafioze me snajper, ku edhe sot nuk dihen autorët e krimit. Alpenews.al ju risjell edhe njëherë në vëmendje atentatet me snajper.

7 Janar 2020: Një ekzekutim mafioz me snajper ishte ai i biznesmenit Kastriot Reçi, në Rrëshen. Ai u qëllua me plumb në zemër kur po ecte në qendrën e qytetit. Autori ishte vendosur në katin e fundit të një pallati 9-katësh, ai kishte lënë edhe snajperin në vendngjarje pas aktit kriminal. Reçi i kishte shpëtuar edhe atentateve të tjera të bëra ndaj tij.

 

12 Qershor 2015: Një tjetër ekzekutim me snajper është edhe ajo e Xhabir Shegës (Vid Shega) pasi kishte kryer 12 vite burg për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001. Me shënjestrën që kishin marrë autorët nga Kalaja e Shkodrës, dy plumba me snajper në gjoks, i morën jetën Shegës, teksa ndodhej në oborrin e banesës. Shega dyshohet të ishte përfshirë edhe në një krim tjetër të ndodhur në vitin 1999 në një local në Shkodër ku u ekzekutuan pesë persona njëkohësisht. Prokuroria nuk arriti ta vërtetonte kurrë se kush e ekzekutoi Shegën me snajper.

9 mars 2000: Ilir Bardhi u ekzekutua me snajper brenda qelisë së tij në burgun 313 në Tiranë. Snajperi ishte vendosur në dritaren e një pallati pranë godinës së burgut, gati 200 metra larg në vijë ajrore. Bardhi ishte arrestuar si i dyshuar për një vrasje të dyfishtë.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRYEMINISTRJA E FRANCËS JEP DORËHEQJEN/ Macron pritet të emërojë qeverisjen e re
Previous article TRAFIK MUNICIONESH NË SERBI/ Shpallet në kërkim shqiptari

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT