Një masakër e trefishtë ndodhi mbrëmjen e datës 21 Korrik ku humbën jetën tragjikisht në Memiaj Shyqyri Kalemi 74-vjeç, Gledio Muka, 36 vjeç, dhe Marsel Çela, 47 vjeç.
Shënjestër në atentatin në Memaliaj, ishte babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi.
Për fat të keq Muka dhe Çela e humbën jetën padrejtësisht pasi ndodheshin në vendin dhe kohën e gabuar.
Marsel Çela ka qenë duke konsumuar një kafe në lokal, ai jetonte pranë afër vendit ku ndodhi ngjarja.
Muka ishte kamarieri i lokalit i cili në momentin që ndodhi atentati ishte në krye të detyrës.
Si ndodhi atentati me tre viktima në Memaliaj?
Tre të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i atentatit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 korrikut 2024 dhe tronditi qytetin e Memaliajt rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Autori/rët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt viktimave.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit që ndodheshin aty në atë moment. 74 vjeçari është babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
Në fakt Muka dhe Çela nuk janë të vetmit ku fatkeqësisht janë vrarë padrejtësisht në atentat ku shinjestër kanë qenë persona të tjerë.
Alpenews.al ju risjell disa prej rasteve të trishta dhe të rënda nga atentatet që kanë humbur jetë njerëz të pafajshëm.
10 Shkurt 2024: Selman Mihana i vra padrejtësisht në atentat pasi shënjestër ishte pronari i tij Ardjan Gjeloshi i cili u plagos.
Eonomisti 70-vjeçar ndërhyri për të mbrojtur pronarin e tij Ardjan Gjeloshi dhe për pasojë u qëllua dhe ndërroi jetë.
12 Mars 2023: Atentati në “Don Bosko” gabimisht u vra banakierja Mimoza Paja. Ajo punonte në një lokal me vete kishte marrë edhe mbesën 10-vjeçare, kur plumbat e kallashnikovit u shkrehën në drejtim të lokalit. Shënjestra ishte Fatjon Murati, i cili disa orë para atentatit ishte larguar në Prishtinë e prej aty në Turqi.







