• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ATENTATET E BUJSHME TË 2018/ Çfarë ndodhi, nga TRITOLET në makinë tek VRASJET me 23 plumba
Home
2018

ATENTATET E BUJSHME TË 2018/ Çfarë ndodhi, nga TRITOLET në makinë tek VRASJET me 23 plumba

24 December, 2018 F.autor 2018, Breaking News

Viti që po lëmë pas ka qënë jo një vit jo I “lehtë” sa I përket aktualitetit në vend. Thënë kjo, pasi atentatet kanë tronditur nga Shkodra në Vlorë, e deri në zemrën e Tiranës, n ëish bllok.

AlpeNews.al, risjell në rubrikën “2018” të gjitha atentatet që kanë ndodhur përgjatë vitit, duke numëruar kështu plot 14 prej tyre.

Ajo që vihet re është se Janari ka numrin më të madh të atentateve, plot tre të tilla.

1.Lulzim Kulla, Shkodër (Janar 2018)

Atentat me tritol më 13 janar, plagosen 8 kalimtarë të rastit, por jo shënjestra (Lulzim Kulla).

2. Emiljano Boçi, Tiranë (Janar 2018)

Vritet me pesë plumba në Tiranë, 32 vjeçari. Më parë kishte qënë i dënuar me plagosje. Plagoset shoku i tij. Ngjarja ndodhi më 14 janar.

3.Devi Kasmi (Janar 2018)

Vritet me pesë plumba Devi (Dëfrim) Kasmi në Tiranë më 29 janar. Për vrasjen janë të dyshuar gjashtë persona midis tyre edhe një ish polic grek, dhe ish shoku i ngushtë i Kasmit.

4.Memli Begalla (Shkurt 2018)

Biznesmeni Memli Begalla u vra me një plumb në kokë, në parkingun e pallatit ku po jetonte. Fill pas krimit, autorët u larguan me një BMW të zezë. Sot te arrestuar jane Denis Demirin dhe Ardian Serezi

5.Marjo Majollari ( Prill 2018)

28-vjeçar është vrarë me armë zjarri në zonën e Kinostudios në Tiranë.  Ai ishte kthyer nga Suedia pasi iu refuzua azili. Autori i dyshuar është Kastriot Gjuzi, i cili dyshohet se e vrau Mario Majollarin për shkak të gjakmarrjes. Në vitet 2000 babai i Marjo Majollarit, kishte vrarë vëllain e Kastriot Gjuzit.

6.Ervin Memo (Prill 2018)

Atentat 38 vjeçarit Ervin Memo, mbrëmjen e 21 prilli të këtij viti, ku ai mbeti i plagosur rëndë, por arriti të mbijetonte. Memo ka marrë plagë të shumta në të gjithë trupin dhe një pjesë e fytyrës ka pësuar djegie. Ai ka dalë me këmbët e tij nga mjeti.

7.Vasil Dervishaj (Qershor 2018)

Dervishaj u ekzekutua tek ish-kombinati i peshkut në Vlorë, ku i riu u qëllua disa herë me armë nga dy persona. Tre ditë pas vrasjes së biznesmenit, policia arrestoi dy autorët si të akuzuarit kryesore.

8.Plagosen dy vëllezërit në Tiranë, 20 të shtëna(Qershor 2018)

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:54 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dhe dyshohet se shkak kanë qenë konfliktet për ndarjen e territoreve të shpërndarjes së drogës, mes dy grupeve rivale.

Objektiv i përplasjes kanë qenë dy vëllezërit Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, dhe Juxhin Mumajesi, 24 vjeç.

9.Atentat në makinë çiftit në Shkodër, shpëton djali 1 vjeç (Korrik 2018)

Ngjarja e ndodhur me datë 15 Korrik 2018, ora 01:30 pas mesnate ishte krim brutal me pasoja tragjike.

Familja po ktheheshin në banesën ku jetonin me qira pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Borani po parkonte mjetin pranë hyrjes së pallatit. Aty afrohet një person me armë automatike MP5, qëllon plot 23 herë në drejtim të tyre duke i lënë të vdekur në vend.

10.Fatbardh Lici, Shkodër (Gusht 2018)

Kafja e mëngjesit iu pre në mes…Pasi i bëri të fala nga ai që kishte porositur vrasjen, autori qëlloi me automatik, të paktën 10 plumba, në drejtim të 53-vjecarit Fatbardh Licit.

Viktima ishte një emër i njohur në Shkodër, si një nga të fortët e qytetit, po ashtu dhe për policinë.  Ashtu si dhe në vrasjen e ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, autori dhe në këtë vrasje ka përdorur një automatik tip “Skorpions”.

 

11.Arjan Ferracaku (Shtator 2018)

Në datën 1 shtator 2018, rreth orës 13.50, Arjan Ferracaku po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij, mes të cilëve edhe Astmer Bilali, pjesë e grupit Bajri. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve. Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij mori disa plumba.

12.Vrasja në ish Bllok, 1 i vrarë disa të plagosur (Tetor 2018)

Ngjarja e 4 tetorit tronditi kryeqytetin dhe vijon ende të ketë zhvillime. I vrarë mbeti Fabiol Gaxha ndërkohë që u plagosën Ervis Martinaj emër I njohur për policinë.

Ngjarja pati një impact ndryshe edhe për faktin se e përfshirë ishte Elvana Gjata pas lidhjes me të fejuarin që kishte rol kryesor në ngjarje.

13. Fatos Ferracaku. Shkodër (Nëntor 2018)

Kryeqendra e veriut u trondit në një nga zonat më të populluara, në hyrje të merkatës së Rusit kur breshëria e plumbave u shti në drejtim të 40 vjeçarit Fatos Ferracakut dhe Fatmir Mehaj.

Kanë qenë dy persona të maskuar që lëviznin me një motoçikletë që qëlluan në drejtim të 40 vjeçarit, ku plumbat më pas kapën edhe tregtarin e peshkut, pasi të dy po qëndronin me njëri tjetrin.

14.Edison Harizzaj, Vlorë (Nëntor 2018)

Edison Harizaj nga Vlora, mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave mbrëmë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Edison Harizaj njihej ndryshe si “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve”, por edhe si “Il padrino në qytetin bregdetar të Vlorës.

Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Katër shenjat që paralajmërojnë se dhimbja e kokës është serioze
Previous article Horoskopi, e hënë 24 dhjetor: Java nis KEQ për këto shenja. Pritet një ndryshim i...

F.autor

Postime të ngjashme

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia Aktualitet

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT