Gjatë javës së fundit në Shqipëri janë shënuar dy atentate dhe një vrasje, të nodhura në Tiranë dhe Vlorë, që kanë tronditur opinionin publik.
Çfarë ndodhi brenda kësaj jave? Kush ishin dy atentatet dhe vrasja që tronditën vendin dhe dinamika e tyre?
Ekzekutohet Kristian Marku, në Vlorë.
Kristian Marku, 30-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë. Gjatë vrasjes ai po lëvizte me makinë tip “Volkswagen”.
Drejt 30-vjeçarit fillimisht rezulton të jetë qëlluar pranë një vendndalimi të autostradës, ku dhe janë gjetur 9 gëzhoja, ndërsa një gëzhojë tjetër është gjetur në makinën e viktimës, e cila ishte e ndaluar rreth 1 kilometër poshtë vendpushimit. Këto rrethana kanë ngritur dyshimet se 30-vjeçari nga Mirdita është qëlluar teksa ka qenë i ndaluar në vendndalimin e autostradës dhe ka tentuar të largohet, apo se është qëlluar edhe në ecje e sipër.
Gjurmët e lëna tregojnë se ai është ndjekur për rreth 1 kilometër nga atentatorët, që më pas kanë marrë rrugën në drejtim të Fierit, ku edhe kanë djegur makinën, që dyshohet se ishte e vjedhur.
Atentatorët dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, por policia nuk bëri me dije të kishte gjetur armë në mjet, çka përjashton edhe mundësinë e hamendësimit në lidhje me numrin e personave që kanë marrë pjesë në vrasje.
HAKMARRJA, PISTA KRYESORE
Më 27 shtator të 2023-it në qytetin e Rrëshenit ndodh një masakër. Nga një mjet fuoristradë hapet zjarr jashtë një lokali, ku në një tavolinë do të gjendej xhaxhai i Kristit, viktimës së djeshme, Martin Bardhi. Në tavolinë me Bardhin ishin edhe tre persona të tjerë, të cilët u plagosën, dy prej të cilëve rëndë, por arritën të mbijetonin, ndërsa Martini ndërroi jetë në tavolinën e lokalit të tij ku kishte dalë të pinte kafenë e mëngjesit.
Mjeti i vrasësve kaloi para godinës së policisë, si thuajse në të gjitha rastet e përplasjeve gjoksore mes dy fiseve Reçi e Bardhi që iu kanë marrë jetën shumë djemve e burrave, i radhës mbrëmë, vetëm 30 vjeç. Policia gjeti makinën duke u djegur, mblodhi disa gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe disa të tjera që u gjenden në mjetin e vrasësve, mori në pyetje disa persona, mes të cilëve edhe nipin e Reçëve, Saimirin, i cili ishte konfliktuar, sipas tij rreth 6 muaj më parë me Martin Bardhin, Kristianin dhe djalin e Martinit.
Në fakt, për ngjarjen që denoncoi Reçi aso kohe, Martin Bardhi u arrestua, ndërsa Kristiani u shpall në kërkim. Kristiani mundi t’i shmangej arrestimit, ndërsa Bardhi u ndalua dhe pas hetimeve ai u lirua nga burgu, për tu ekzekutuar mëngjesin e 27 shtatorit. Grupi hetimor nga policia dhe Prokuroria e Vlorës që kanë marrë në duar hetimet e atentatit të një ditë më parë janë kthyer pikërisht në hakmarrjen disa vjeçare mes familjeve Reçi e Bardhi për të kërkuar motivin dhe edhe autorët e pritës fatale që i mori jetën Kristianit.
Ekzekutohet biznesmeni, Bujar Nasufi në Tiranë
Më 12 janar 2025, rreth orës 20:40, pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, 56-vjeçari Bujar Nasufi u ekzekutua me armë zjarri teksa po futej në banesën e tij.
Sipas raportimeve, Nasufi sapo kishte parkuar automjetin kur një person i maskuar me kapuç iu afrua dhe e qëlloi disa herë. Në vendngjarje u gjetën gjashtë gëzhoja, që besohet se i përkasin armës së përdorur në krim. Autori u largua me një motor të zi në drejtim të zonës së Selitës. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, policia ka zbuluar se autori i maskuar me kapuç e ka pritur viktimën në afërsi të banesës, përpara se të vinte. Sipas raportimeve kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që janë afruar në banesë, pasi të dyja familjet jetojnë në një godinë. Fillimisht në rrugicë ka hyrë mjeti i të vëllait, ndërsa pas tij mjeti i viktimës.
Në momentin që biznesmeni ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka vrarë, më pas është larguar me motor. Bëhet me dije se 56-vjeçari, u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin e ngjarjes. Aktualisht pista kryesore e hetimeve është konflikti në rrethin familjar. Sipas fqinjëve viktima ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konfliktej dhe bënte një jetë normale. Autori i cili e qëlloi Nasufin nga një distancë e afërt, ishte i kamufluar si shpërndarës picash. Pasi e ka qëlluar me 6 plumba, dy prej të cilëve e kapën në gjoks dhe rezultuan fatal për 56-vjeçari, vrasësi është larguar me motor drej Selitës.
U gjet pa shenja jete në oborrin e banesës, Xhelal Meta ndërron jetë nga goditja pas koke.
I moshuari u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi se ai kishte dëmtime të rënda në kokë, që ishin shkaktuar nga sende të forta.
Dy ditë më parë (13 janar) Xhelal Meta kishte dalë nga shtëpia për në kafen e fshatit. Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore rezulton se i moshuari ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta. Si pasojë, 81-vjeçari ka humbur jetën.Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall Bastar. Bëhet fjalë për shtetasin Isuf Hasa.
ali i viktimës ka pohuar se familja e tij nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë person. Ai tregoi se babain e gjetën të shtrirë në oborr, të gjakosur dhe pa shenja jete, dhe në fillim dyshuan për një aksident. Xhemal Meta jetonte vetëm në fshatin afër Tiranës dhe gjatë fundjavës vizitonte fëmijët e tij në kryeqytet.
“Kur nuk morëm asnjë përgjigje nga ai mëngjesin e së hënës, u nisëm për në fshat. Rreth orës 10:30 e gjetëm të shtrirë përpara shtëpisë, fillimisht menduam se kishte rënë. Nuk kishim asnjë arsye për të dyshuar për një akt kriminal, pasi ai e kishte pasur marrëdhënien e mirë me të gjithë”, tha djali i viktimës.
Ai shtoi se shtëpia nuk kishte shenja grabitjeje, përveçse mungonte kuleta personale e të atit. “Nuk kemi pasur ndonjë dyshim për ndonjë person, pasi nuk kishim pasur konflikte me askënd. Kjo është një zonë e qetë dhe asnjëherë nuk ka pasur ngjarje të tilla,” u shpreh ai.
Alpenews.al