Një i ri është plagosur me armë zjarri këtë të enjte (11 shkurt 2025) në hyrje të Lezhës.
I riu i identifikuar si Egzon Gega, është qëlluar 3 herë dhe njëri nga plumbat e ka prekur në gjoks.
Gega është paraqitur në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo gjendja e tij shëndetësore.


