Pista e pasionit mbetet pista kryesore ku jane perqednruar hetimet e policise, pas atentatit qe i bene shqiptarit 40-vjecar me inicialet D.Q. ne Itali.
Shqiptari i cili mbeti i plagosur punon si truprojë në një kaziono dhe ngjarja ndodhi ne daten 4 gusht, në rrugën “Volta” pranë stacionit të autobusit.
Ndërsa kthehej në shtëpi, 40-vjeçari u përball me atentatorin i cili e priste i fshehur në errësirë. Ky i fundit, raportohet se e kishte fytyrën të maskuar dhe qëlloi me pistoletë ndaj 40-vjeçarit.
Mediat italiane raportojne se shqiptari, qe ndodhet i shtruar ne spital ka mohuar te kete pasur probleme me njeri, madje e ka perjashtuar edhe pisten e nje sulmi per ceshtje pasioni.
Megjithate policia po heton pikerisht ne kete piste.
Media italiane ben me dije se policia nuk ka perjashtuar nga dyshimet ish te fejuaren e tij, me te cilen eshte ndare para nje viti.
Kjo pasi ajo ishte akuzuar me pare per demtimin e makines se 40-vjecarit, por nderkohe qe ka ndodhur ngjarja, sipas policise ajo ndodhej ne Shqiperi.


